Zemra juaj mund të jetë sa madhësia e një grushti, por ajo rreh 100 000 herë në ditë, 35 milionë herë në vit, duke dërguar gjak në të gjithë pjesët e trupit tuaj. Zemra siguron që gjaku të mbërrijë në cdo qelizë të trupit tuaj, duke transportuar oksigjenin dhe ushqyesit, ndërkohë që largon mbetjet e metabolizmit. Punon papushim gjatë gjithë jetës suaj, kështu që trajtojeni mirë tani, dhe ajo do të vazhdojë të rrahë fort për vitet që do të vijnë.

Ja 4 këshilla për një zemër të lumtur!

Qeshni shpesh

Kur vjen fjala tek shëndeti i zemrës, ka një të vërtetë në shprehjen: “E qeshura është ilaci më i mirë!” Studimet kanë treguar se e qeshura jo vetëm redukton hormonet e stresit në trup, por edhe redukton inflamacionet e arterieve dhe rrit nivelet e HDL-së (kolesteroli i mirë) në gjak, duke rritur kështu rrjedhën e gjakut dhe parandaluar forcimin e arterieve. Kështu që qeshni sa më shumë, për një zemër të shëndetshme.

Ndaloni stresin

Studimet kanë treguar se shumica e atakëve në zemër ndodhin në mëngjes, kur nivelet e kortizolit (hormon i stresit) janë në kulm. Nëse arteriet tuaja janë të mbushura prej kolesterolit, rrjedha e gjakut drejt zemrës bllokohet. Shtojini kësaj stresin prej orëve të gjata të punës dhe shqetësimeve të jetës së përditshme, dhe kështu keni recetën e përsosur për një atak në zemër. Krijojini vetes pak kohë për t’u marrë me një hobi apo për t’u relaksuar me miqtë. Gjetja e mënyrave të shëndetshme për të përballuar stresin do të rrisë me të vërtetë shëndetin e zemrës tuaj.

Ushtrohuni më shumë

Nuk po i bëni ndonjë nder zemrës, duke ndenjur orë të tëra përpara televizorit apo kompjuterit. Duke qenë aktivë ju ruani një peshë të shëndetshme, rrisni rrjedhën e gjakut, fuqizoni metabolizmin dhe ndihmoni në uljen e niveleve të kolesterolit. Një stil jetese aktiv jua mban zemrën në fortë të mirë.

Hani ushqime miqësorë për zemrën

Acidet me yndyrë Omega 3 janë ushqimet e përsosur për një zemër të shëndetshme. Megjithatë, trupi ynë nuk mund t’i prodhojë këta acide dhe ne kemi nevojë t’i marrim përmes suplementeve ushqimorë. EPA dhe DHA janë dy acide omega 3 që i gjen tek vaji i peshkut, që njihet se ul faktorët e riskut për sëmundjet e zemrës.

Nëse kërkoni një mënyrë të natyrshme për të përmirësuar shëndetin tuaj kardiovaskular, atëherë shtypni disa hudhra. Hudhra e shtypur përmban sulfid hidrogjeni, që relakson enët e gjakut dhe shton rrjedhën e gjakut, duke bërë që gjaku të transportojë më shumë oksigjen në organet thelbësore, si dhe redukton presionin mbi zemrën.

Koenzima Q10 luan një rol në rigjenerimin e ATP, molekula e energjisë që siguron energjinë për trupin. Gjithashtu është një antioksidant i mirë që ofron shumë dobi të lidhura me shëndetin e zemrës. Nivelet e CoQ10 bien me kalimin e moshës, por ka suplemente që ndihmojnë në shtimin e tyre.

Katër arsye përse nuk është problem nëse ti fal i pari.
6 arsye përse duhet të besosh tek vetja

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>