Lexo:1 Timoteut 2:9-10; 1 Pjetrit 3:3-4

 

Adela ngriu kur pa veten në pasqyrë. “Sikur syzet dhe telat e dhëmbëve të mos mjaftonin,” mendoi ajo. “Tani edhe flokët duken sikur nuk duan të binden. Unë kam përdorur shumë nga produktet e flokëve që edhe mami përdor, por prapë janë shpërndarë gjithandej!”

Duke psherëtirë, Adela fiku dritën e tualetit dhe zbriti shkallët. Ishte ende herët, por ajo e dinte që vëllai i saj, Danieli, do të ishte zgjuar. Ai duhet të largohej atë mëngjes për t’u kthyer në universitet pas pushimeve të Krishtlindjes.

“Përshëndetje, bukuroshe!” përshëndeti Danieli ndërkohë që ajo po hynte përmes derës së kuzhinës. Adela mori një pamje të zymtë. “Me kë po flet?” e pyeti ajo duke parë përqark dhomës sikur të ishte duke kërkuar dikë. “E di që nuk po flet me mua sepse unë… epo, shikoji flokët e mi!”

“Mua mirë më duken,” tha Danieli. Ai i buzëqeshi dhe i la në dorë një objekt të vogël e të rrumbullakët. “Merre… është një dhuratë për ty para se të largohem.”

“Uaaa! Faleminderit! Është ajo që kam dashur gjithmonë,” tha Adela me ton sarkastik kur pa një gur gri me cepa që ishte i madh sa një top golfi. “Është shumë i bukur.”

Danieli qeshi. “Është një gur i kristaltë,” shpjegoi ai. “Në zemër të këtij guri të vogël e të rëndomtë gjendet një bukuri e rrallë. Me të vërtetë e kam! Eja. Ta tregoj unë.” Ai e çoi Adelën në bodrum dhe e vendosi gurin mbi tavolinën e punës së babait duke u siguruar që të mos binte prej saj. Më pas mori një çekiç dhe një daltë të vogël. Ai e goditi me kujdes daltën e vendosur në mes të gurit derisa ai u nda në dy pjesë. Adela po e shihte. Guri ishte bosh dhe pjesa e brendshme ishte e veshur me kristale të shndritshme. Ngjyrat ndryshonin nga vjollcë e errët në të bardhë të ndritshme.

“Ohhh! Sa më pëlqen!” thirri Adela. “Është me të vërtetë i jashtëzakonshëm.”

“Tejet i bukur,” pohoi Danieli. “Profesori im i Biblës thotë se Perëndia i ka krijuar pak a shumë njësoj gurët e kristaltë dhe njerëzit.”

Adela rrudhi ballin. “Po pse?” pyeti ajo.

“Bukuria e vërtetë gjendet brenda,” shpjegoi Danieli. “Karakteri i një personi… i mirë apo i keq, bujar apo koprrac, sido që të jetë… përcakton bukurinë e vërtetë. Pamja e jashtme nuk është shumë e rëndësishme.” Danieli i dha Adelës një përqafim të ngrohtë. “Ti, motra ime e dashur, je e bukur,” shtoi ai, “si brenda edhe jashtë.” Adela i buzëqeshi të vëllait. Ajo e harroi problemin e flokëve dhe as që i shkuan në mendje syzet apo telat e dhëmbëve.

A je i pakënaqur me pamjen tënde fizike? Do të doje të ishe më i gjatë? Më i bukur? Më i pashëm? Do të doje që flokët e tu, sytë ose lëkura të kishin ngjyrë tjetër? A mendon se do të dukeshe më mirë nëse do të kishe rroba më të bukura? Perëndia thotë që mënyra se si dukesh nga jashtë nuk është gjëja më e rëndësishme. Rëndësi ka ajo që del nga zemra jonë. Kur ti jeton për të kënaqur Zotin, Ai shikon bukurinë e vërtetë, dhe të tjerët do ta shohin gjithashtu.

Rëndësi ka bukuria e brendshme !

Lidh një fjongo të verdhë
Gjetja e rrugës

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>