Nëse e ke vënë re, trendi i të bërit një jetë të shëndetshme është përhapur shumë. Ndoshta prej rrjeteve sociale. Sepse njerëzit postojnë foto të tyre teksa përparojnë dhe përdorin dicituara të ndryshme si #MOTIVIMI_I_TË_HËNËS, #E_MARTA_ TRANSFORMUESE, e kështu me radhë. Ose, kjo përhapje e fituesit mund të ketë ndodhur për shkak të përpjekjeve të suksesshme të shëndetit publik në edukimin e shoqërinë për rëndësinë e aktivitetit fizik. Me këtë stres të vazhdueshëm dhe jetë sedentare që kontribuon në sëmundjet kronike, ka mundësi që njerëzit më në fund janë të jenë ndërgjegjësuar ndaj aktivitetit që duhet për të pasur një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Pavarësisht trendit të mirë të aktivitetit të rregullt fizik, ka shumë që ngurojnë t’i bashkohen. Ata thjesht nuk e imagjinojnë dot veten në palestër sepse të ushtruarit ju duket si detyrim. Ju duket si një e keqe e domosdoshme apo si një ndëshkim. Nëse edhe ti mendon kështu për t’u ushtruarit, të ftojmë të lexosh disa sugjerime se si t’i bësh ushtrimet më argëtuese.

  1. Bëj atë që të pëlqen

Një arsye madhore se përse disa njerëz i druhen ushtrimeve është sepse e ndërlidhin me dhimbjen dhe jo me kënaqësinë. Ata imagjinojnë ushtrime intensive si të ushtrive. Imagjinojnë dikë që ju bërtet në fytyrë dhe i detyron të bëjnë gjëra të vështira si pompat. Personat e zakonshëm nuk janë atletë, ushtarë, madje as nuk tentojnë të jenë. Shumica e njerëzve thjesht kanë nevojë të futën në një rutinë aktivitetesh që i pëlqejnë dhe të largojnë disa nga efektet e jetës sedentare. Ndaj, me siguri do të kesh një mundësi më të mirë t’i bashkohesh një regjimi ushtrimesh nëse zgjedh ato aktivitete që të pëlqejnë. P.sh, a ju pëlqen futbolli? Organizohu me miqtë për të shkuar në kalceto. Nuk ka rëndësi aktiviteti për aq kohë sa nuk do të qëndrosh më në të njëjtin vend.

  1. Ushtrohu sikur po feston

Kërcimi ka qenë i përhapur për shumë vite sepse bën që të duket sikur po feston ndërkohë që ushtrohesh. Një nga këta shembuj është Zumba. Është një kërcim i përhapur që përfshin më së shumti ritmet latine por edhe të tjera. Zumba mban sloganin, “braktisi ushtrimet, bashkohu festës.” Është një mënyrë e mirë për çdo person. Në YouTube mund të gjeni shumëllojshmëri këngësh që do të të ndihmojnë për të tilla forma ushtrimi. Të gjitha këto këngë kanë të njëjtin efekt duke e bërë zemrën të rrah më fort dhe këmbët të lëvizin.

  1. Merr një mik

Nëse ke qenë duke bërë aktivitet që të pëlqejnë më shumë duke dëgjuar hitet më të fundit por përsëri e ke të vështirë të motivohesh, mendo të marrësh një mik për të të shoqëruar. Ky suport shoqëror është një mënyrë  e mirë për të arritur çdo qëllim, sidomos ushtrimin. Jo vetëm që do të jesh më i qëndrueshëm gjatë ushtrimit, por me siguri do ta shtysh veten më shumë se çdo të bëje nëse do të ishe vetëm. Plus, duke marrë një mik kur bën aktivitet fizik është një mënyrë  e mirë për të qëndruar i lidhur me të, kur ke një axhentë të ngarkuar. Do të lidheni dhe inkurajoni më shumë njëri tjetrin duke praktikuar edhe kujdesin për veten.

  1. Ktheje në një sfidë

Sfidat janë një tjetër mënyrë për ta bërë më argëtues ushtrimin fizik. Disa njerëz frymëzohen nga garat. Ndonjëherë punëdhënësit nxisin të punësuarit për të marrë pjesë në programe mirëqenie. Për shembull mund të jetë një sfidë për të rënë në peshë. Mund të jetë një garë vrapimi. Gjithashtu mund të kërkosh edhe sfida që organizohen në rrjetet sociale dhe zhvillohen në ambiente afër zonës ku jeton. Qëllimi është që njerëzit të motivohen. Garat i nxisin më shumë njerëzit.

  1. Dil jashtë

Ndoshta ideja e të shkuarit në palestër nuk të kënaq, kështu që mendo ti bësh ushtrimet në natyrë, sidomos kur moti është i mirë. Të lëvizësh në natyrë është gjallëruese. Jo vetëm që përfiton nga të ushtruarit por merr edhe vitaminën D prej diellit dhe mendja jote kthjellohet duke marrë ajër të pastër. Nuk ke nevojë të shqetësohesh për mjetet që mund të të duhen për aktivitetin fizik. Shko në një park apo edhe në bregdet për të lëvizur pak më shumë.

Çfarë e vjedh gëzimin tënd?
Të vërtetat e hidhura rreth shëndetit tonë.

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>