Lexo:Mateu 18:21-22

Davidi mblodhi rrobat e tij të palara. Ai i vendosi ato në një kosh dhe i çoi poshtë në tualet ku nëna e tij po hidhte detergjent në lavatriçe. “Këtu është uniforma ime e bejsbollit, mami,” tha ai. “U bë shumë pis kur u rrëzova në fushë.” Davidi qeshi dhe shtoi: “Por ia vlejti! Ne fituam! Tani do të më duhet për ndeshjen e nesërme.”. Nëna buzëqeshi. “Pa merak,” tha ajo. “Do ta kesh gati.”

Pas lojës të së nesërmes, Davidi hipi në makinë me një fytyrë të ngrysur dhe e përplasi derën fort. “Qetësohu, David! Çfarë ke?” pyeti nëna.

“Babi tha se këtë herë do të vinte ta shihte ndeshjen,” murmuriti ai ndërsa e hodhi dorezën sportive përtokë. “Ai më dha fjalën, por nuk erdhi!”

“Më vjen keq, zemër,” tha nëna. “Duhet t’i ketë dalë ndonjë punë.”

“Po, gjithmonë kështu thotë ai,” tha Davidi duke qarë, “por që nga koha kur ju u ndatë, ai nuk ka ardhur më në asnjë ndeshje. Kjo nuk është e drejtë! Nuk do ta fal kurrë!”

Nëna psherëtiu. “E di që është e vështirë,” tha ajo, “por kur Jezusin e pyetën se sa herë duhet ta falim dikë, Ai tha: ‘shtatëdhjetë herë shtatë’. Kjo tregon se duhet të falim shumë herë.”

“Unë jam e sigurt që tashmë e kam falur babin tërë ato herë!” tha Davidi i përlotur. “Nuk më ka mbetur më asnjë mundësi!”

“Ti e di që ai varg nuk të flet për një numër specifik, apo jo?” pyeti nëna. “Kjo do të thotë se duhet të falim sa herë që dikush na zemëron ose na lëndon ndjenjat.” Pas një çasti heshtjeje nëna vazhdoi. “Është si… shiko, është si uniforma jote. Unë e lava dje dhe tani ti e ke bërë prapë pis.”

“Unë gjithnjë bëhem pis kur luaj,” murmuriti Davidi. “Po ç’lidhje ka kjo me babin?”

“Sa herë që ti e bën pis uniformën, unë e laj, edhe pse e di që do të bëhet prapë pis, kështu?” pyeti nëna. “E laj sa herë që duhet larë. Kjo është mënyra se si duhet të falim gjithashtu.”

Davidi psherëtiu. “Pra, ti po thua se duhet të vazhdoj ta fal babin edhe pse ajo që ai bëri më lëndoi dhe e di që do të ndodhë sërish?” pyeti ai.

Nëna pohoi me kokë. “Asnjëherë nuk është e lehtë,” tha ajo, “por Perëndia na bekon dhe na ngushëllon kur ne e nderojmë Atë duke iu bindur urdhërimeve të Tij dhe kur falim ashtu si Ai fal.”

A ka qenë e vështirë për ty të falësh dikë? Kjo është normale. Nuk është e lehtë t’i falësh të tjerët, veçanërisht kur e përsërisin atë gjë që ty të lëndon. Por sidoqoftë, Jezusi dëshiron që ta bëjmë këtë. Ashtu siç thotë vargu i ditës së sotme, ti duhet të falësh sikundër edhe Jezusi fal. Kur kujton sesa shpesh bën gabime dhe Ai të fal, është më e lehtë t’i falësh ata që të lëndojnë. Kërkoji Perëndisë të të japë dëshirën dhe forcën për t’iu bindur urdhërimit të Tij në lidhje me faljen.

Zhvillo një frymë faljeje !

Mbetjet e ushqimeve
Mjete të mprehta

Komente

  1. Grejsi

    May 6, 2016 (22:46) përgjigju

    gje shume iteresante qe te sjellesh histori nga jeta e perditshme me personazhe femije nga ku mund e mesojne FJALEN E ZOTIT vete ata femijet…

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>