Një ide për darkë është fantastike nëse je aq i bekuar sa të kesh një familje të madhe që jeton aty afër.

Në dekadat e kaluara, darkat e mëdha të së dielës me kushërinjtë ishin tradita shumë të përhapura. Gjyshja në kuzhinë, duke përgatitur ushqimin; fëmijët duke luajtur me kushërinjtë e tyre në oborr; xhaxhallarët të mbledhur derisa festa e këndshme të ishte gati në tavolinë.

 

 

Një ide për darkë – Mbledhjet familjare

Ndërsa kohët kanë ndryshuar, të mbledhurit e familjes ka akoma vlerë. Fëmijët përfitojnë nga dashuria që u tregohet dhe afrohen me kushërinjtë. Në ditët e sotme që ecin shpejt, është tepër kritike  të japim si model për fëmijët të mbledhurit e familjes.

Një ide për darkë është fantastike nëse je aq i bekuar sa të kesh një familje të madhe që jeton aty afër. Për t’ia filluar, merr në konsideratë trashëgiminë tënde. Përgatit receta familjare që i përgatisje dikur, pse jo dhe të tanishme, dhe lejo fëmijët të të ndihmojnë. Fëmijët e tu mund të rriten duke vlerësuar gjellët tradicionale familjare dhe kohën që kaloni së bashku. Ose nëse zgjidhni që secili nga pjesëtarët e familjes të sjellë një gatim, kërko që të sjellin edhe recetën. Grumbulloji këto receta dhe paraqitua gjithë të ftuarve të tu duke i postuar në Facebook.

Një traditë e re

Darkat e mëdha familjare po ashtu mund tu japin fëmijëve mundësinë që të nderojnë dhe t’u shërbejnë më të moshuarve. Nëse dëshiron që të fillosh tradita të reja, lejo brezin e ri të planifikojë. Lejoje të gatuajnë (duke i ndihmuar) dhe të shërbejnë një vakt për pjesën tjetër të fisit. Nëse nuk ia dalin të gjejnë menynë, krijo një temë për darkën – festa Meksikane, gostia Italiane, darka e viteve ’50 e kështu me radhë.

Të mblidhesh së bashku me familjen tënde të madhe për një darkë mund të të sigurojë një mundësi që të ndash dashurinë e Perëndisë me ata kushërinj që mund të mos e njohin Atë. Me disa kushërinj, do të kesh kënaqësinë që të flasësh për hirin, të falënderosh Atin jo vetëm për ushqimin por gjithashtu për lidhjet ndërbreznore. Me të tjerët, mund të ndash dashurinë e Perëndisë përmes ndjeshmërisë tënde dhe shërbimit ndaj tyre gjatë darkave. Duke u mbledhur rregullisht së bashku me familjen e madhe për darka të së Dielës, krijon një rast për lidhje, për të ndihmuar fëmijët të mësojnë më shumë rreth trashëgimisë së tyre dhe u jep fëmijëve të tu mundësitë të njohin familjen e tyre të madhe.

Nga KAREN EHMAN

Fidani i përçmuar - Zoti nuk heq dorë kurrë.
Pesë solat e Martin Luther-it dhe Reformacioni Protestant

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X