Mary+Kate+s+Romantic+Bike+Ride+FzA7zDYt8f3lSot shënohet  Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit. Në këtë ditë duhet të jemi më miqësorë me mjedisin. Të shmangim makinat duke përdorur më shumë biçikleta dhe duke bërë ecje në këmbë, aty ku mundemi.

 

Më poshtë po ju japim disa arsye përse duhet të përdorim më shpesh biçikletën.

Do të jeni më të shëndetshëm
50248011Ngasja e biçikletës është një nga aktivitet aerobike më të këndshme dhe më të shëndetshme, e cila, nëse praktikohet rregullisht, ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e peshës së tepërt. Shumë njerëz që dëshirojnë të humbin peshë mendojnë se mënyra më e mirë për të arritur këtë është të dalin jashtë dhe të vrapojnë. Megjithatë, ngasja e biçikletës është shumë më efikase dhe e shëndetshme sepse ruhen gjunjët dhe zvogëlohet rreziku i lëndimit të ligamenteve, ndërsa djegia e kalorive është pothuajse e njëjtë.

Stimulon zemrën dhe mushkëritë
Creative_Wallpaper_Bicycling_on_the_waterfront_079815_Hulumtimet kanë treguar se njerëzit të cilët ngasin biçikleta shfrytëzojnë 10 herë më shumë oksigjen se sa ata që rrinë ulur para televizorit në të njëjtën periudhë, transmeton Koha.net. Angazhimi i rregullt në këtë lloj rekreacioni do t’ju ndihmojë që të forconi sistemin tuaj kardiovaskular, duke bërë të mundur që zemra dhe mushkëritë të punojnë në mënyrë më efikase me shfrytëzimin më të shpejtë të oksigjenit kur është e nevojshme.

Me buzëqeshje në fytyrë
1FeelGoodMadje, edhe në qoftë se ndjeheni keq dhe të stresuar, pas disa kilometrave të ngasjes humori juaj do të ndryshojë. Aktivitet fizike lirojnë endorfinën (hormonin e lumturisë), i cili ju ndihmon që të luftoni stresin dhe ju bën të lumtur. Dhe në qoftë se ju zgjidhni që të ngisni biçikletën në natyrë apo përgjatë ndonjë lumi, në shoqërinë e partnerit apo miqve, në fund të ditës ju nuk do të mund të hiqni buzëqeshjen nga fytyra juaj.

 

Telefonat
Të ecim çdo ditë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>