Lexo:2 Pjetëri 1:16-21

“Oh, Anisa a e mban mend librin që mësuese Eglantina na lexoi në klasën tonë disa javë më parë—atë për elefantin portokalli?” – klithi Keti.

Anisa tundi kokën dhe tha:. “Sigurisht, ai ishte një libër vërtetë argëtues!”

Teksa  kërcente  lartë e poshtë , ajo pyeti e  entuziazmuar: “Mirë, gjeje se kush do të vijë në shtëpinë  time për darkë sot?”

Anisa pyeti. “Duhet të jetë . . .elefanti portokalli?”

Keti qeshi dhe tha: “Pothuajse! Por jo. Ajo është  Marta Maria-gruaja që e  shkroi librin! Nëna ime e njihte atë në kolegj, por ajo nuk ishte e martuar atëherë, kështu që mbiemri i saj ishte ndryshe. Nëna nuk e kuptoi që ajo ishte Marta që shkroi librin deri sa  . . .”

 Anisa e ndërpreu: Prit një minutë.  Ti do të thuash, se  autorja e “ Elefantit portokalli” do të vijë në shtëpinë tënde? Pra, nëna jote e njeh atë?”

 Keti tha “Po,  dhe nëna ime  tha, se mund të vish dhe ta takosh ndërsa ajo do të qëndrojë këtu! Ajo tha se mund të vish për darkë nëse dëshiron.”

Anisa pyeti: “Vërtetë? Uau! Unë duhet të pyes nënën, por jam e sigurt që do të thotë, që mund të vij.”

Pas shkollës Anisa shpejtoi  për në shtëpi , për të pyetur nëse mund të shkonte te shtëpia e Ketit për darkë. Anisa tha ndërsa i tregonte nënës për ftesën se: “Teta Maria dhe nëna e Ketit ishin shoqe në kolegj. A nuk është kjo fantastike? Unë uroj që të njihja një autore gjithashtu.”

 Nëna buzëqeshi dhe tha: “Anisa ti njeh—një që është edhe më i rëndësishëm se teta Maria. Ne kemi disa kopje të librit të Tij—në fakt, ti ke një tëndin.”

Anisa nuk mund ta besonte atë. Ajo pyeti e befasuar: “Unë kam? Çfarë libri? Unë jam e sigurt se nuk njoh autorin e ndonjë prej librave të mi.” Nëna i tha asaj me një buzëqeshje “Sigurisht që ke. Ti ke një Bibël dhe Perëndia është autor i Biblës. Ti e njeh atë apo jo?”

Anisa qeshi. “Unë s’do të kisha menduar kurrë për këtë, por është e vërtetë apo jo?” Ajo buzëqeshi. “Unë jam e sigurt se as Keti nuk ka menduar për atë,  ajo do befasohet kur unë t’i tregoj asaj se unë njoh një autor gjithashtu—një shumë të famshëm!”

A njihni ndonjë autor? Në qoftë se njeh Jezusin si shpëtimtarin tënd, atëherë po, njeh. Përmes Frymës së Shenjtë, Perëndia i tregoi njerëzve (si Mosiut, Palit dhe Gjonit) se çfarë të shkruajnë në Bibël. Ai është Perëndia, jo ndonjë person. Ai  është autori i vërtetë i Biblës. Dhe Perëndia e shkroi atë veçanërisht për ty. A e lexon ti atë? A i kushton vëmendje se çfarë thotë Bibla? Herën tjetër që lexon Biblën, mendo për atë , si mesazh prej Perëndisë, i cili të tregon ty diçka që Ai do,  që ti të dish.

 

Perëndia është autor i Biblës!

 

Janë dhënë për t’u përdorur
Fryma e Shenjtë është Perëndi

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>