Lexo: 1 Korintasve 15:51-52; 1 Thesalonikasve 4:15-18

“Në fakt, do të doja të kisha parë ngritjen e një anije kozmike,” tha Klei një mbrëmje. “Sot në shkollë pamë një film për këtë. Tregonte shumë për gjërat që astronautët duhet të bënin, dhe dëgjuam pjesë të shkurtra për ta që flisnin me qendrën e kontrollit hapësinor. Ishte shumë interesante, por nuk është njësoj kur e sheh me sytë e tu!”

“Epo, tani nuk do të ngrenë ndonjë anije, por mund ta bëjnë në të ardhmen. Kështu që, pse nuk studion që të bëhesh astronaut?” sugjeroi vëllai i tij, Patriku. “Para pak kohësh kam dëgjuar që po punohet për një anije të re kozmike. Mbase një ditë ti jo vetëm që do ta shohësh ngritjen e anijes nga toka, por do të mund ta drejtosh vetë atë.”

“Po, ndoshta,” u përgjigj Klei.

“Unë për vete nuk dua,” foli motra e tyre, Grejsi. “Nuk do të më pëlqente t’i vishja ato uniforma të posaçme që të japin. Nuk janë të bukura!” Djemtë qeshën. “E kujt i intereson kjo?” tha Patriku duke qeshur.

“Mua më intereson,” thirri Grejsi, “dhe as nuk kam për të hipur në ndonjë anije kozmike. Ajo mund të rrëzohet sërish mbi tokë!”

Nëna buzëqeshi. “E dini, ju fëmijë, që të gjithë të krishterët do të marrin pjesë në një ngritje nga toka një ditë?” pyeti ajo.

“Ashtu? Oh… e ke fjalën për kthimin e Jezusit, apo jo?” pyeti Grejsi.

“Pikërisht për atë,” tha nëna. “Kur Jezusi të kthehet, Ai do të marrë në parajsë të gjithë ata që besojnë në Të.” Patriku pohoi me kokë. “Pa përdorur anije kozmike,” tha ai.

ai . “Dhe pa ato rroba të shëmtuara,” tha Grejsi.

“Ashtu është, nuk do të kemi nevojë për ato lloj uniformash apo anijesh kozmike,” pranoi nëna, “dhe do të ndodhë shumë më shpejtë sesa ngritja e një anijeje kozmike. Do të jetë aq e shpejtë sa një vetëtimë, ose siç e thotë Bibla: ‘sa hap e mbyll sytë’. Do të jetë një ngjarje madhështore kur Jezusi të kthehet përsëri.”

“Atëherë, edhe nëse nuk do të mund ta drejtoj dot kurrë një nga anijet tona kozmike, do të marr pjesë në ngritjen nga toka kur Jezusi të kthehet,” tha Klei. Ai qeshi. “Kush e di? Mbase do t’i provoj të dyja.”

Po ti do të marrësh pjesë në ngritjen madhështore nga toka që po vjen, atë që do të ndodhë kur të kthehet Jezusi? E beson Atë si Shpëtimtar? Kur Jezusi të kthehet në re, të gjithë ata që e kanë vendosur besimin e tyre tek Ai, do të ngrihen me Të. Nëse nuk e ke bërë këtë, mos prit më. Pranoje Atë tani; Ai mund të kthehet sot!

 

Bëhu gati për ngritjen nga toka me Jezusin!

Stuhia e dëborës
Karuselët

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>