Lexo: Mateu 15:14; Filipianëve 3:17-21

Dëbora binte lehtë rreth makinës dhe Rejçëllit e Emit i dukej sikur ajo po hidhej mbi to nga një dorë gjigante e padukshme. “Nuk mund të shoh asgjë!” thirri Rejçëlli. “Gjithçka është e bardhë!”

“E vërtetë,” pranoi nëna. “Është e vështirë të shohësh edhe vizën e bardhë të rrugës!” Emi bëri me gisht përpara. “Shiko, babi! Para nesh ndodhet një kamionçinë. A nuk do të ishte mirë të qëndronin sa më pranë saj?” pyeti ajo.

“Mesa duket shumica e njerëzve kanë të njëjtin mendim,” tha babai ndërsa dy makina i parakaluan dhe rritën shpejtësinë për të ndjekur nga pas kamionçinën. “Ata po ecin shumë shpejt,” shtoi babai. “Ne do të ecim ngadalë derisa të gjejmë një vend ku të ndalojmë.”

Shumë shpejt ata panë të njëjtën kamionçinë… në një kanal. “Shikoni!” thirri Rejçëlli. “Ajo kamionçina ka dalë jashtë rrugës dhe ato dy makinat e kanë ndjekur nga pas!”

I verbri i prin të verbrit,” murmuriti babai. “Shpresojmë që së shpejti dëbora do të qetësohet. Nëse jo, do të përpiqemi të gjejmë një motel dhe të presim deri nesër për të vazhduar.”

Nuk kaloi shumë kohë dhe dëbora u qetësua; të gjithë morën frymë lirisht.

“Më vjen mirë që nuk e ndoqe kamionçinën që të sugjerova,” tha Emi, “por çfarë doje të thoshe për të verbrin që i prin të verbrit?”

“Njëherë Jezusi iu tha dishepujve të Tij se nëse i verbri i prin të verbrit, të dy do të bien në gropë,” shpjegoi babai. “Edhe këtu kjo gjë ndodhi. Dukej qartë që shoferi i kamionçinës nuk mund të shihte më mirë sesa shoferët e tjerë të makinave. Sidoqoftë, ata e ndoqën atë dhe ai i drejtoi jashtë rrugës.”

“Epo, jam e sigurt që Jezusi nuk ishte duke folur për kamionçinat apo makinat,” tha Rejçëlli.

Babai buzëqeshi. “Jo,” pranoi ai. “Mendoj që Ai po na mësonte se duhet të tregohemi të kujdesshëm se kë ndjekim në jetën tonë të përditshme.”

Nëna pohoi me kokë. “Kë adhurojnë dhe imitojnë fëmijët në shkollë?” pyeti ajo. “Disa nga fëmijët emocionohet për yjet e muzikës ose të kinematografisë,” tha Emi. “Dhe shumë nga djemtë duan të jenë si sportistët e famshëm,” shtoi Rejçëlli. “Gjë e keqe është kjo?”

“Varet,” tha babai. “Është mirë nëse ata adhurojnë Perëndinë dhe e ndjekin Atë. Por është keq nëse ndjekin Satanin dhe i shtyjnë fëmijët e tjerë që të përfshihen në gjëra mëkatare. Të krishterët duhet të imitojnë ata që e duan Jezusin.”

Po ti kë adhuron dhe si kush dëshiron të jesh? Satani dëshiron që ti të ndjekësh ata që të nxisin të mos e respektosh autoritetin, që të mësohesh duke folur fjalë të pahijshme, që të mos jesh i sinqertë ose që të bësh gjëra të tjera mëkatare. Mos i ndiq njerëz të tillë. Ata janë të verbër për urtësinë dhe njohurinë e Perëndisë. Sigurohu që të imitosh ata që e njohin dhe e duan Zotin Jezus.

Ndiq njerëzit që e duan Jezusin!

Fama dhe pasuria
Ngritja nga toka!

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>