Joyce Meyer është zemra e kësaj shërbese, por kush janë disa nga njerëzit pas skene që  ndihmojnë për ta bërë të mundur mbarëvajtjen e saj. Lexoni pjesën e tretë të kësaj interviste me Dave dhe Joyce Meyer.

Joyce: Është e vërtetë që emri im është në këtë shërbesë, por nuk mund ta realizosh vetëm të gjithë këtë punë. Dy djemtë tanë, Davidi dhe Danieli,  merren me stafin  përgjatë gjithë ditës.  Gjithashtu të dy  bashkëshortët e vajzave tona punojnë këtu dhe bëjnë një punë fenomenale. Ne kemi rreth 650 punonjës në të gjithë botën dhe kemi zyra në të paktën 9 vende të ndryshme dhe këta njerëz janë pjesë e kësaj shërbese.

Duhen përmendur edhe  partnerët e kësaj shërbese,  të cilët na mbështesin financiarisht dhe secili prej tyre është shumë i rëndësishëm pavarësisht sesa  mund të japin.  Ne kemi nevojë për ta dhe ne jemi të gjithë partnerë që punojmë bashkë për të realizuar gjithçka që bëjmë.

Dave: Pa këta partnerë, kjo do të ishte një shërbesë shumë e vogël dhe nuk do të shkonte shumë larg.  Pa këta njerëz, ne do të mund të bënim vetëm 15 përqind  të të gjithë punës që po bëjmë sot.

 

Një ndër pjesët thelbësore të shërbesës suaj është që të arrini  tek njerëzit përmes misioneve. Si nisi kjo gjë?

Joyce:  Përpara 30 vjetësh, unë kisha një dëshirë për të ndihmuar njerëzit që gjithmonë rritej. Ndaj ne vendosëm që të  hiqnim para mënjanë  për të ndihmuar të varfrit. Ne filluam këtu në St. Louis, duke ndihmuar në një shërbesë brenda qytetit dhe duke kontribuar në shërbesa të tjera.

Tani ne jemi të përfshirë në programe për të siguruar ushqim njerëzve që janë në nevojë,  për të siguruar puse me ujë të freskët dhe të pastër për ta, misione mjekësore dhe shumë  gjëra të tjera që bëhen në rreth 150 vende. Është vërtetë shumë e rëndësishme për mua që të kem mundësi të ndihmoj njerëzit.  Ti i ndihmon njerëzit me fjalën, por  është gjithashtu e nevojshme që t’i ndihmosh ata në një mënyrë praktike.

Njerëzit tërhiqen shumë pas natyrshmërisë tuaj. Si arrini që t’i mbani  gjërat kaq të balancuara dhe të vërteta? Duket se ju kaloni shumë mirë.

Dave: Po, është e vërtetë! Është shumë e rëndësishme që shijosh çdo pjesë të jetës tënde- jo vetëm shërbesën, apo pjesën e punës.  Dhe është veçanërisht  e rëndësishme që t’i gëzohesh partneres tënde nëse je i martuar dhe ta lejosh atë që të jetë vetvetja.

Joyce: U them njerëzve gjatë gjithë kohës: Nuk e di se çfarë do të isha e aftë që t’u mësoja nëse nuk do të isha martuar me Dejvin,  sepse ai më jep mundësinë që ta marr shembull për  çdo mesazh që kam predikuar!  Por unë dhe Dejvi kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Dhe unë e di se kjo është shumë e rëndësishme  në mënyrë që të mbajmë mend se nga kemi ardhur dhe se është Zoti që po e bën të gjithë këtë.

Mos u ankoni
40 vjet shërbesë: Shijoje Jetën me Joyce Meyer (vazhdim)

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>