open_door-e1348852447764Lexo: Romakëve 10:9-13

Uendi e hapi derën me gëzim kur shoqet e saj filluan të vinin për festën e mbrëmjes. Ajo iu tha vajzave: “Çojini gjërat tuaja në dhomën e ndenjes dhe mbani ato që ju nevojiten. Kur të vijnë të gjithë, do të bëjmë disa lojëra.”.

Shumë shpejt dhoma e ndenjes u mbush me vajzat e veshura me pizhame. Uendi vuri re çantat e fjetjes të grumbulluara në një cep dhe tha: “Pyes veten përse nuk ka ardhur Xhuli. Jam e sigurt që ajo po përgatitej për të ardhur. Po e telefonoj që të pyes mos është sëmurë.”. Uendi shkoi tek telefoni dhe formoi numrin e Xhulit. Ajo u çudit kur në telefon u përgjigj Xhuli. Kështu tha: “Ç’kemi, Xhuli! Besoj se nuk e ke harruar festën time, apo jo? Mendova se do të kishe ardhur kohë më parë! Do të vish?”.

Xhuli nisi të belbëzonte: “Po ja… unë… puna është se… unë nuk mora asnjë ftesë, ndaj nuk mendova se duhet të vija.”.

Uendi u prek. “Po unë dua që ti vish! Ne kemi folur kaq shumë për këtë sa kam menduar që e ke kuptuar se je e ftuar. Të lutem eja!”

Xhuli u gëzua dhe tha: “Mirë. Po i them babit. Besoj se do të më sjelli ai deri atje!”.

Vonë atë mbrëmje nëna e Uendit i mblodhi vajzat për një kohë lutjeje dhe nisi t’iu thoshte: “Mendoj se të gjitha  mund të mësojmë diçka nga keqkuptimi që ndodhi këtë mbrëmje. Xhuli ishte në dijeni të festës dhe Uendi mendoi se ajo do të vinte. Tani jemi shumë të gëzuara që ndodhet këtu, por ajo nuk erdhi deri në momentin që mori një ftesë.”.

Nëna i buzëqeshi Xhulit, më pas vazhdoi të fliste. “Ashtu si Xhuli nuk erdhi në festë e paftuar, kështu dhe Jezusi nuk vjen në jetët tona i paftuar.” Nëna hapi Biblën dhe lexoi një varg nga Libri i Zbulesës

(shikoni vargun kyç). “Jezusi tha se nëse do ta hapim derën e zemrës dhe të jetës, Ai do të hyjë brenda. Pra, çfarë duhet të bëjmë? Si e hapim ne derën?”

Nëna heshti dhe Xhuli u ngrit duke thënë: “Nëse ne besojmë tek Ai dhe i kërkojmë të vijë në jetën tonë, Ai do ta bëjë.”.

Nëna pohoi me kokë. “E vërtetë. Jezusi nuk e refuzon kurrë ftesën për të hyrë në zemrën dhe jetën e dikujt.” Pasi mbylli Biblën, ajo shtoi: “Nëse ndonjë nga ju vajza dëshiron ta ftojë Atë në jetën e saj sonte, le të më takojë pasi të lutemi. Do t’ju flas për Të me shumë gëzim.”.

Po ti i ke kërkuar Jezusit të vijë në jetën tënde? Mos mendo se Ai do të vijë thjesht sepse ti je një fëmijë i mirë ose sepse prindërit e tu janë të krishterë. Derisa ti ta pranosh Atë si Shpëtimtar, Ai do të jetë duke pritur një ftesë nga ti. Dëshiron ta pranosh Atë sot dhe t’i kërkosh të vijë në zemrën dhe jetën tënde? Kur ta bësh këtë, Ai do të vijë dhe ka premtuar të qëndrojë përgjithnjë! Ftoje Jezusin sot! (Shiko lutjen e shpëtimit në fund të këtij libri.)

Ftojeni Jezusin në jetën tuaj!

Rrënjët
Fjalët e kujdesshme

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>