Është e vështirë që të përmbushni rolin tuaj si mama,ndërkohë që jeni në një marrëdhënie pune. Kjo shpeshherë mund të jetë rraskapitëse. Por me pak planifikim dhe bashkëpunim në familje, mamatë mund të kalojnë rutinën e punëve më lehtë, duke përfshirë anëtarët e tjerë të familjes dhe ndihma e tyre do të ndikojë në uljen e stresit.

  1. Mësojini fëmijët qe te pastrojnë
    A pastroni lodra, varni pallto, rendisni këpucë, merrni rrobat dhe rregulloni krevatet? Atëherë ndaloni tani. Këto janë gjëra që edhe një 3-vjeçar mund ti bëjë. Kur ju vini në shtëpi, kërkoni me mirësi që çdo njëri të lërë veshjet e tyre në vendin e duhur. Shpjegojuni fëmijëve që rrobat e pista shkojnë në shportë dhe rrobat e pastra shkojnë në sirtar. Tregojuni atyre sesi të rregullojnë shtretërit. Rezistoni tundimit për të rregulluar ose palosur nëse ato janë bërë një herë. Mos harroni se fëmijët janë duke mësuar dhe ndihmuar, kështu që mos i dekurajoni ose t’i bëni të ndiheni sikur nuk kanë bërë një punë të mirë.
  2. Delegoni punën
    Kërkoni fëmijëve/bashkëshortëve ndihmë. Në kohën e ushqimit fëmijët e vegjël mund të shtrojnë tavolinën, të rriturit mund të shërbejnë pijet dhe çdonjëri mund të ndihmojë në sjelljen e pjatave në tavolinë. Mësoni fëmijët të pastrojnë tavolinën, sesi të marrin ushqimin e tyre. A i kanë nxjerrë jashtë mbeturinat fëmijët, mësojini ata të përdorin makinën larëse dhe që të rregullojnë vetë rrobat e lara. Jepuni pikë ose bëni një grafik demonstrues dhe shpërblime për tu treguar fëmijëve sesa e vlerësoni ndihmën e tyre.
  3. Planifikoni mëngjesin tuaj
    Mëngjesi do të shkojë më lehtë nëse ju bëni diçka përpara në darkë: Paketoni drekën (ose bëni që fëmijët tuaj ta përgatisin vetë të tyren), nxirrni rrobat, sigurohuni që punët e shtëpisë janë bërë, paketoni çantat dhe kontrolloni kalendarin për plane pas shkolle. Mësojini fëmijët që të bëhen vetë gati në mëngjes duke iu vendosur një grafik në mur me listën “larje dhëmbësh”, “të rregullojnë krevatin”, “të vishen” “ të hanë mëngjes” dhe çdo gjë tjetër që mund të kenë nevojë.
  4. Programoni kohën e qetësisë
    Përcaktoni që çdo anëtar familje të shpenzojë 5 ose 10 min pushimi kur shkon në shtëpi. Kjo ju jep kohë të qetësoheni dhe të rigrupoheni para se të bëni gati darkën dhe të diskutoni për ngjarjet e ditës.
  5. Planifikoni një program pune
    Mos lejoni që stresi i punës të marrë kohë nga koha që keni për familjen. Nëse ju shpesh punoni vonë, flisni me shefin ose kolegët dhe gjeni një mënyrë për të lënë punën në 5 pasdite disa ditë të javës. Merruni vesh me bashkëshortin për tu siguruar që jeni të përgatitur nëse ndonjëri nga ju duhet të punojë vonë.
  6. Planifikoni ushqimin përpara
    Merrni vetëm një ditë në javë për të blerë ushqimet. Blini një libër gatimi i cili ka receta që përgatiten lehtë.
  7. Programoni kohë cilësore me familjen.
    Përpiquni të keni një darkë në familje sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjeni një film që mund ta shikoni së bashku, dilni në grup në fundjavë. Çoni të gjithë familjen për sport së bashku me fëmijët.
  8. Përcaktoni kohë për veten tuaj
    Mamatë kanë tendencë që të vendosin veten e tyre të fundit në listë, por rigjenerimi i energjive tuaja të brendshme do t’iu jap ju energjinë që ju nevojitet për tu bërë mama. Kështu që kujdesuni për veten: shkoni në gjimnastikë, vizitoni një muze, takoni një mikeshë për një kafe,etj.
  9. Dilni vetëm me bashkëshortin.
    Merrni një dado një herë në çdo dy javë, ose çdo herë që është e mundshme dhe dilni jashtë bashkë. Nuk duhet të shpenzoni shumë. Madje dhe një shëtitje tek dyqani i librave do t`ju ndihmojë të dyve të kujtoni sesi është të jeni bashkë si të rritur.
Lumturia!
Dita e babait

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>