Lexo:Jozueu 1:7-9

“Babi! Mendoj se një peshk ka ngrënë karremin tënd!” Bledi tregoi me gisht i emocionuar rrotullën e verdhë e të shndritshme në fijen e peshkimit të të atit. Rrotulla po hidhej sa lart poshtë. “Po, ke të drejtë!” thirri babai. Ai e ngriti menjëherë kallamin e peshkimit dhe e mblodhi çikrikun për të nxjerrë peshkun. Varka lëvizi qetësisht, ndërsa ai e hoqi peshkun nga grepi dhe e vendosi në një kovë me ujë.

“Thuajse të iku nga duar, babi,” tha Bledi. “Më duket se po shihje ëndrra me sy hapur, apo jo? Mos po mendoje për pushimet tona javën e ardhshme? Të kuptoj se edhe unë mendoj vazhdimisht për to!” Babai tundi kokën. “Nuk po shihja ëndrra me sy hapur,” tha ai. “Po mendoja për një varg në Bibël që e mësova sot në mëngjes. Nuk dua ta harroj.”

“Mendoja se vetëm fëmijët duhet të mësojmë përmendësh vargje nga Bibla,” tha Bledi i habitur. “Nuk e dija që të rriturit duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë.”

Babai buzëqeshi. “A do të habiteshe po të të thosha se edhe unë të njëjtën gjë kam menduar? Dikur mendoja se sapo të diplomohesha, nuk do të studioja më asnjëherë dhe nuk do të mësoja sërish. Por është mahnitëse sesa argëtues bëhet të mësuarit kur rritesh.”

“Vërtet?” Bledi nuk arrinte ta besonte këtë.

“Po, të paktën për mua,” tha babai. “Dhe është ide e mirë që të gjithë ne të mësojmë përmendësh vargje nga Bibla. Të mbash mend Fjalën e Perëndisë të lejon të mendosh rreth saj edhe kur duart i ke të zëna, si tani në varkë që jemi duke peshkuar.”

“Mendoj se duhet të jetë e vështirë të mbash kallamin e peshkimit dhe të mësosh Biblën në të njëjtën kohë,” tha Bledi duke buzëqeshur.

Babai qeshi. “Kjo është e vërtetë,” pranoi ai. “Diçka tjetër që më pëlqen kur mësoj përmendësh vargje biblike është që kur të vijnë mendime të

këqija dhe tundime, do të të kujtohet shpesh një varg që ti ke mësuar. Vargjet biblike të japin diçka të mirë për të menduar dhe të ndihmojnë të mos biesh në tundim dhe të bësh gabime.”

Bledi qëndroi i menduar. “Besoj se të mësuarit përmendësh të vargjeve biblike nuk ka të bëjë thjesht me të fituarit e konkurseve në shkollën e së dielës, apo jo?”

“Pa dyshim që jo,” pranoi babai. “Mësoji vargjet që të jepen në shkollën e së dielës, në kamp ose në klubin e Biblës dhe përsëriti vazhdimisht. Asnjëherë nuk do të mësosh mjaftueshëm dhe do të kuptosh se ato të ngushëllojnë dhe të inkurajojnë kur ti i kujton vazhdimisht.”

Çfarë është më e lehtë për ty që të kuptosh,  diçka që e mëson përmendësh apo diçka që e lexon vetëm një a dy herë? Nëse i mëson përmendësh vargjet biblike dhe e kujton Fjalën e Perëndisë, ajo do të zërë rrënjë në zemrën dhe jetën tënde. Ka për qenë atje kur ti të kesh nevojë për të. Duhet kohë dhe punë për ta mësuar, por çdo përpjekje ia vlen për ta vendosur Fjalën e Perëndisë në zemrën tënde.

Mëso përmendësh vargje nga Bibla !

Kush shikon?
Askush nuk është i përsosur

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>