Lexo: Fjalët e urta 4:10-16

Nëna e tij kishte marrë një telefonatë nga drejtori dhe shkoi ta merrte Rein nga shkolla. Ajo i tha të birit “ Rei Gjoka! Nuk e besoj dot akoma që drejtori më mori në telefon dhe më tha që je përfshirë në një zënkë!”

Reit i vinte turp ta shihte nënën e tij në sy dhe duke mërmëritur tha “ Nuk ishte faji im. Nuk e nisa unë. Geri e nisi zënkën.  Çfarë duhet të bëja unë? Unë duhet të përballesha e të zihesha me të.”

Nëna e tij u përgjigj “ Nuk besoj se drejtori yt mendon kështu. E po ashtu as babai yt.  Jam e sigurt  se ai do që të dijë, përse të është dashur që të zihesh.”  Ndërkohë që ata po iknin për në shtëpi të heshtur, filloi të bjerë shi me furi.  Makina rrëshqiti pak kur ata u kthyen nga rruga kryesore drejt shtëpisë së tyre ,  në kodër, ku rruga ishte e mbushur me baltë. Riparimet e rrugës nuk kishin shumë që kishin nisur, ndaj ishte akoma shumë rrëmujë.

Rei u bën nervoz dhe i tha së ëmës  “ Ki kujdes nënë, ose përndryshe do të biem në humn…”

Përpara se ai të mbaronte fjalinë, makina rrëshqiti sërish dhe ra poshtë  kodrës .  Nëna e tij  tërhoqi  frenat  e makinës dhe u mundua të ndryshojë drejtim, por kjo nuk shërbeu për asgjë. Ajo psherëtiu dhe mori telefonin e saj celular. Ajo i tha Reit “ Unë po thërras për ndihmë, por do të na duhet që të ecim në shtëpi përmes këtij shiu.” Kështu që ata dolën nga makina dhe nisën ta ngjisin kodrën në këmbë.

Kur babai i Reit erdhi në shtëpi, Rei i shpjegoi atij problemin që kishin hasur. Ai u ankua duke thënë “  Të vije në shtëpi përmes atij rrebeshi ishte e tmerrshme. “ Ai po mundohej që të mbante vëmendjen e të atit tek çështja e makinës. Por dukej se babai ishte më i interesuar të dinte për zënkën në të cilën ishte përfshirë Rei. Ai e pyeti “ Kush e  filloi ?“

Rei insistoi “ Nuk e fillova unë, por më duhet që të luftoja. Ndryshe ai do të mendonte që unë  isha veç një fëmijë. Sidomos Albani dhe Erjoni. Ata janë djem të fortë.”  Babai i tij e pyeti              “ Atëherë përse kalon kohë me ta?”  Me sa kuptova unë, ty nuk të pëlqente të ecje në terrene me baltë. Rei u habit me të dhe e pyeti “ Çfarë lidhje ka kjo me Albanin dhe Erjonin?”

Babai i tij u përgjigj “ Epo, kur shpenzon kohë me njerëzit e gabuar, është njësoj si të ecësh në tokë të rrëshqitshme dhe ti  je në rrezik të rrëshqasësh. Madje unë besoj se sot ti rrëshqite shumë keq në shkollë- madje shumë më keq sesa rrëshqitja teksa ecnit në kodrën tërë baltë.”

Babai i tij tundi kokën dhe shtoi “ Ti ke zgjedhur miq të cilët të kanë shtyrë të bësh gjëra që nuk janë të këndshme për Zotin.”

Rei pa përtokë. Ai e dinte që babai kishte të drejtë- ai kishte nevojë për miq të tjerë, ndryshe nga të parët.

Çfarë lloj shokësh ke? A janë ata fëmijë që do të jenë një ndihmë për ty në vitin që vjen, përgjatë rrugës tënde me Krishtin? Apo ata të inkurajojnë që të bësh gjëra që ti në zemrën tënde e di që janë të gabuara?  Nëse ti kalon shumë kohë me miqtë e gabuar, mund të kesh përpara shumë telashe. Zgjidh për miqtë e tu më të ngushtë fëmijë që e duan Zotin dhe që vlerësojnë të njëjtat gjëra si ti.

 

Zgjidhni shokë që e duan Perëndinë!

Në formë
Fundi i pushimeve

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>