Lexo: 1 Timoteut 4:7-9

“Nuk e di ideja e kujt ishte që të organizonim një kamp me një orkestër të vogël gjatë pushimeve të Krishtlindjes!” tha Dreni kur u kthye në shtëpi. “Pasi e provuam këtë herë, unë zgjedh ta bëjmë këtë si zakonisht në verë. Jam kaaaq i lodhur! Ne duhet të ngriheshim herët çdo mëngjes për të marshuar para se të hanim mëngjes… dhe pasi hanim, marshonim sërish! Dhe një ditë, unë i rashë trumbetës aq gjatë dhe aq fortë sa çava buzën.”

“Po nuk u kënaqe fare?” pyeti motra e vogël e Drenit.

Dreni qeshi. “Sigurisht që u kënaqa, Keti. Një natë ne bëmë një lojë fantastike me jastëkë,” tha ai. “Bëmë edhe disa gjëra të tjera argëtuese, por pa dyshim që në pjesën më të madhe të kohës punuam shumë.”

Javën e parë, pasi u kthye në shkollë, Dreni kuptoi që të gjitha ato orë praktikë i kishin shërbyer për diçka të mirë. “Shumë fëmijë ankohen për gjithë ato marshime që ne bëjmë, duke u praktikuar për paradën e Fillimit të Vitit që qyteti bën çdo vit,” tha ai, “por unë nuk mërzitem. Tani unë mund të luaj me nota më të larta muzikore.”

Javën tjetër Dreni ndrydhi kyçin e këmbës në orën e fizkulturës dhe infermieria e shkollës i tha që të mos ushtrohej për disa ditë. “I gjori Dren!” tha Keti me keqardhje.

Dreni mblodhi supet. “Sikur nuk më pëlqen shumë të mungoj në bandën muzikore,” tha ai, “por të paktën vetëm dy ditë janë.” Sidoqoftë, pikërisht para se të bëhej gati për t’u kthyer në shkollë, Drenin e zuri gripi. Kjo e shqetësoi pak atë. “Nuk ka gjë që nuk u ushtrova për disa ditë, por unë dua të marshoj në atë paradë!” tha ai. “Shpresoj të mos ndodhë më asgjë e keqe.” Fatmirësisht nuk ndodhi asgjë dhe ditën që do të bëhej parada Dreni u kthye në shkollë.

“Je i sigurt që je në formë për të marshuar?” e pyeti zoti Arapi, drejtuesi i bandës muzikore.

“Shumë i sigurt! Mund t’ia dal mbanë,” këmbënguli Dreni. Dhe kur ata filluan të marshonin, ai u nis gjithë gjallëri. Por e kuptoi se sa shumë e lodhi kjo gjë! “Nuk jam në formë,” mendoi ai, dhe u gëzua shumë kur marshimi përfundoi.

Atë javë në kishë Drenit iu duk interesant mesazhi i pastor Senarës. “Ne nuk duhet të bëjmë asgjë për të dalë nga forma,” tha pastori, “por duhet të ushtrohemi rregullisht që të qëndrojmë në formë.” “Ky mesazh lidhet me atë që ndodhi me bandën muzikore,” mendoi Dreni. “Kështu, të njëjtën gjë mund të themi edhe për jetët tona shpirtërore dhe fizike,” vazhdoi pastor Senara. “Ushtrimi i përditshëm fizik është i rëndësishëm, por nuk duhet të harrojmë që edhe ushtrimi shpirtëror është i nevojshëm.”

A je në formë fizikisht? Për të qëndruar në formë ti ke nevojë të zhvillosh muskujt. Kështu… në këtë vit të ri merr pjesë në ndonjë aktivitet fizik, mbase vrapim, peshëngritje, ose përfshihu në lojëra jashtë shtëpisë. Më e rëndësishmja, sigurohu të qëndrosh në formë shpirtërisht. Bëj gjithçka që mundesh për t’u rritur në besim duke u ushtruar shpirtërisht. Lutu dhe lexoje Biblën çdo ditë, dëgjoje pastorin dhe mësuesin e shkollës të së dielës, dhe fol me prindërit e miqtë për Fjalën e Perëndisë.

 

 

Bëj gjithçka që mundesh për t’u rritur në besim !

Njeri i ri dhe zakone të reja
Në humnerë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>