Lexo:Romakëve 12:3-10

Ana u hodh mbi divan. Ajo psherëtiu, ndërsa mendja e saj kujtonte vazhdimisht ngjarjet e orës së fundit. “Përshëndetje, mami,” tha ajo, kur nëna hyri në kuzhinë.

Nëna iu përgjigj: “Përshëndetje, zemër, Si shkoi takimi i të rinjve sot?”

“Bukur fort! Do të bëjmë një dramë, një dramë muzikore si pjesë e programit të veçantë të Pashkës. Drejtuese do të jetë zonja Dina.”- vazhdoi Ana. Nëna i tha:

“Sa mirë, por ti nuk më dukesh e gëzuar.”

“Oh, mami! Mua më caktuan prapë që të lëviz objektet e skenës dhe të pastroj, punë të tilla. Ana gati sa s’po qante. “Mariza mori rolin e këngëtares drejtuese. Gjithnjë ajo e luan këtë rol! E di që ajo është këngëtarja më e mirë në grup, por… Mikesha ime më e mirë është ylli i shfaqjes, ndërsa unë duhet të qëndroj pas perdeve. Nuk jam aspak e gëzuar!”

Nëna ngriti vetullat dhe i tha: “Më vjen keq,” Më pas tundi kokën dhe e pyeti butësisht: “Përse nuk ju lejon zonja Dina që ta ndani bashkë atë rol? Ose që të gjithë fëmijët ta provojnë. Jam e sigurt se shumë prej jush kanë dashur rolin kryesor.”.

Ana e kundërshtoi duke thënë: “Ne nuk mund të kemi të gjithë të njëjtin rol. Nëse të gjithë ne do të këndonim të njëjtën gjë, do të ishte… muzikë në kor, jo dramë.”

Nëna buzëqeshi dhe tundi kokën. “Ke të drejtë! Për çdo rol dhe për çdo punë ka nevojë për një person përgjegjës, apo jo? Së bashku, grupi luan dramën muzikore.”

“Po, por… thjesht shpresoj që të paktën një herë të luaj një rol të rëndësishëm,” u përgjigj Ana. Nëna e pyeti: “Kush tha që një rol është më i rëndësishëm se tjetri? Perëndia na ka dhënë dhunti të ndryshme. Ai thotë se të gjithë janë të dobishëm. Kjo do të thotë se askush nuk është më i rëndësishëm se një tjetër.”

“Kështu mendoj dhe unë,” pranoi Ana me gjysmë zëri. Nëna shtoi: “Kështu është për çdo aspekt të jetës. Le të marrim si shembull kishën. Po sikur të gjithë të ishin pastor?”

Ana qeshi dhe pyeti: “Kush do të dëgjonte? Ose, nëse të gjithë do të ishin mësues të shkollës të së dielës, nuk do të kishte nxënës. Po sikur të ishin të gjithë në kor?” Nëna i tha: “Atëherë mendoj se vetëm Perëndia do t’i dëgjonte. Patjetër që Ai është Personi që ka rëndësi. Por të gjithë janë të çmuar, si ata që janë para skenës, edhe ata që janë pas. Ne thjesht duhet të bëjmë më të mirën tonë me punën që Perëndia na jep.”

Cilat janë dhuntitë e tua të veçanta? A je një atlet i zoti apo të pëlqen muzika? Perëndia i ka dhënë dhunti secilit prej bijve të Tij. Disa janë kuzhinierë të mirë, disa këndojnë bukur, disa buzëqeshin lehtë, disa janë të zotë në të folur, disa vihen re nga të gjithë dhe disa jo. Asnjë punë ose detyrë nuk është më e dobishme se e jotja. Të gjitha janë dhunti nga Perëndia dhe duhen përdorur për lavdinë e Tij.

 

Gjej strehe tek Perëndia!

Nën krahët e Tij
Si të përdorësh faqen e Superlibrit?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>