Ekstrovert

Kërkuesit nuk mund të shpjegojnë saktësisht se përse ndodh diçka e tillë, por është vënë re se njerëzit që socializohen më shumë, kanë një sistem imunitar më të fortë. Në një studim njerëzit që thoshin se kalonin më shumë kohë me të tjerët, kishin më pak tendencë të sëmureshin nga i ftohti.

Narcist

Burrat që mendojnë se meritojnë të trajtohen në mënyrë të veçantë dhe se mund të kenë avantazhe në kurriz të të tjerëve duket se kanë më shumë gjasa vuajnë nga disa probleme shëndetësore, duke përfshirë këtu shqetësimet e zemrës. Kjo ndodh  sepse, sipas kërkuesve këta burra ( narcistët)  kanë një nivel të lartë e të pazakontë të stresit, kjo e lidhur me  praninë e një  elementi kimik në sistemin e  tyre nervor siç është kortizoli. Ata ndihen në stres edhe kur situatat nuk janë të tilla.

Optimist

Nëse ke një pikëvështrim pozitiv kjo mund të ndihmojë shumë shëndetin fizik. E nëse sëmuresh, qëndrimi yt optimist do të ndihmojë që të përballesh me sëmundjen e kështu të kesh një cilësi më të mirë të jetës. Kërkuesit kanë treguar se optimistët e kanë më të lehtë ta pranojnë sëmundjen e tyre dhe përpiqen të gjejnë gëzim në situata të  vështira.

Pesimist

Disa studime  tregojnë se njerëzit që mbajnë mëri dhe janë të palumtur e kanë të vështirë ti marrin ilaçet ashtu siç duhet, e për më tepër mund të mos flenë mirë. Por kërkime të tjera  kanë treguar se në momentin që  e merr me mend edhe më të keqen, je më i kujdesshëm për gjërat.

Elastik

Elastiku është një person kurioz, social dhe bashkëpunues. Nëse të duket se ky je ti, atëherë të bën shumë mirë të ushtrohesh , të qëndrosh në kontakt me botën që të rrethon, e të bësh aktivitete që ushtrojnë trurin siç janë fjalëkryqet. Studimet kanë treguar se këto gjëra mund të të ndihmojnë të qëndrosh i mprehtë mendërisht .

Stoik/ I fortë

Ky njeri i jep shumë rëndësi   pavarësisë  dhe nuk  ankohet përballë shqetësimeve të ndryshme . Por ky tipar i personalitetit mund të shkaktojë probleme nëse për shembull: ke një problem shëndetësor dhe nuk kërkon ndihmë sepse mendon që mund ta zgjidhësh vetë.

I ndërgjegjshëm

Kjo karakteristikë është e lidhur me shëndetin e mirë, sepse të tillë njerëz marrin vendime të mira. Njerëzit që gëzojnë këtë tipar duket se kanë tendencën të hanë mirë dhe të bëjnë ushtrime. Ata nuk përdorin gjëra që mund të dëmtojnë shëndetin e tyre, si për shembull: të pinë shumë alkool ose të konsumojnë shumë duhan. Gjithashtu ata janë më mirë financiarisht dhe në marrëdhënie të qëndrueshme. Kjo ndikon në rritjen e mirëqenies.

Impulsiv

Ky tipar i personalitetit mund të çojë në shumë lloje aktivitetesh jo të shëndetshme, duke përfshirë abuzimin me alkoolin dhe drogën apo  varësi të tjera si bixhozi. Kjo karakteristikë gjithashtu mund të lidhet me ulcerën tek burrat, por nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këtë gjë  me siguri.

Ankth

Njerëzit të cilët kanë tendencë të jenë të shqetësuar ose të tensionuar kanë një rrezik më të lartë të problemeve të caktuara, duke përfshirë goditje dhe sëmundje të zemrës. Nivelet e larta të ankthit  luajnë rol në dhimbjen e kokës dhe migrenës.

Të ndihesh i fuqishëm

Ndjesia  që ju jeni në kontroll të gjërave është e mirë për shëndetin tuaj. Kur ndiheni të fuqishëm, ka  më shumë të ngjarë që të merrni ilaçet ashtu siç ua përshkruan doktori juaj. Por kjo karakteristikë ka gjithashtu një pikë të dobët. Nëse ndiheni të guximshëm dhe merrni vendime për shëndetin tuaj kur nuk keni informacion të mjaftueshëm, atëherë kjo gjë mund të shkaktojë probleme.

Armiqësor

Ky tipar lidhet me disa probleme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës. Studiuesit zbuluan gjithashtu se njerëzit që kanë nivele të larta zemërimi dhe agresioni mund të kenë më shumë gjasa të vuajnë nga  lloje të caktuara të migrenës. Sëmundje të tjera të lidhura me këto  lloj ndjenjash janë  bulimia, presionin i  lartë i  gjakut dhe diabeti i tipit II.

Ushqime që ndihmojnë zemrën
Ankthi i vazhdueshëm dhe si ta largosh atë

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X