wrong or rightKarli hyri me vrap në dhomë dhe tregoi me gëzim: “Mami, e gjen dot se çfarë ndodhi sot në klubin e Biblës? Marku e pranoi Jezusin si Shpëtimtarin e tij!”

“Kjo është e mrekullueshme!” u përgjigj nëna.

“Prindërit e tij nuk janë të krishterë. Babai i tij i kishte thënë që të harronte gjithçka për Perëndinë.”- tha Karli qetësisht.

“Le t’i lutemi Zotit që ta ndihmojë Markun të jetë një dëshmi e mirë për prindërit e tij,” u përgjigj nëna. Karli tundi kokën: “Do të lutem dhe do ta ndihmoj Markun në çdo mënyrë që të mundem.”.

Disa javë më vonë, Karli ishte mjaft i mërzitur me shokun e tij: “Unë i kërkova Markut që të vinte me mua për të luajtur bilardo në shtëpinë e Dorit, por e di çfarë? Ai më tha: ‘Karl, unë mendoja se ti ishe i krishterë!’. Më pas u largua!” Karli heshti. Nëna iu përgjigj: “Mbase babai i Markut luan bilardo në bare ku pihet shumë alkool, kështu, Marku e lidh lojën me alkoolin dhe me shpenzimin e parave. Ai mund të mos e kuptojë që të luash bilardo në shtëpinë e dikujt nuk ka asgjë të keqe.” Ndërsa Karli po mendonte, nëna shtoi: “Mbase ti duhet të heqësh dorë nga bilardoja për njëfarë kohe.”.

“Të heq dorë? Pse?”- tha Karli i habitur. Foshnja Endi, që sapo kishte mësuar të ecte, u çapit drejt kutisë së tij të lodrave. Duke belbëzuar, ai u përpoq të shkelte mbi disa forma ndërtuese para tij. Ai shkeli mbi njërën, humbi ekuilibrin dhe ra. Më shumë i frikësuar sesa i lënduar, Endi filloi të qante, dhe u zvarrit drejt nënës së tij për t’u qetësuar.

Kur nëna e qetësoi Endin, ajo tha: “E di, Marku është disi si vëllai yt. Endi sapo ka filluar të ecë dhe pengohet mbi format ndërtuese.”.

Nëna heshti. “Marku është një foshnje e krishterë. Ai mund të mos e kuptojë që loja e bilardos ndahet nga gjërat e këqija me të cilat i shoqëron ato. Tani, loja e bilardos është problem për të, ndaj e drejta jote për të luajtur bilardo mund të kthehet në atë që Bibla e quan ‘gur pengese’. Nëse Marku të sheh duke bërë diçka që ai mendon se është e gabuar, kjo mund ta tundojë që ta bëjë edhe ai, dhe kjo mund ta lëndojë atë shpirtërisht.”

“Nuk kisha menduar për këtë,” tha Karli. Ai hezitoi. “Mirë, nuk do të luaj bilardo për njëfarë kohe, duke qenë se kjo e mërzit atë,” vendosi ai. Ai qeshi kur Endi u përpëlit për t’u ulur. “Ndoshta deri atëherë edhe Endi do të mësojë të ecë më mirë!” përfundoi Karli.

A ke qenë ndonjëherë gur pengese për besimin e dikujt? Ndonjëherë është e vështirë ta kuptosh nëse njerëzit thjesht po tregohen të pasjellshëm kur kritikojnë atë që ti bën, ose kur tundohen të bëjnë diçka që ti mendon se është e gabuar. Ti mund t’i kërkosh një të rrituri që të të ndihmojë të vendosësh. Sjelljet e tua ndikojnë tek të tjerët. Refuzo të bëhesh një gur pengese, edhe nëse do të të duhet të heqësh dorë nga diçka që mendon se është e drejtë.

Diçka e bukur
Inkurajuesja personale

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>