“Nuk do të jeni ju që do të luftoni në këtë betejë; zini pozicion, qëndroni pa lëvizur dhe do të shihni lirimin e Zotit, që është me ju. O Judë, o Jeruzalem, mos kini frikë dhe mos u tronditni; nesër do të dilni kundër tyre, sepse Zoti është me ju“. 2 Kronikave 20:17”

Të gjithë ne përballemi me beteja të ndryshme në jetën tonë.  Asnjëri nuk mund t’i shpëtojë problemeve dhe sfidave, që ne shpesh i quajmë “stuhitë e jetës”. Lajmi i mirë është se Zoti tanimë e di  se çfarë do të bëjë kur ne hasemi me vështirësi.  Ai ka një plan për të na dërguar në fitore. Sipas 2 Kronikave  20,  na thuhet se ne nuk do të na duhet që të luftojmë betejat tona, sepse betejat tona i përkasin Perëndisë, jo neve.  Gjithçka nevojitet është që ne të marrim pozicionin tonë dhe të qëndrojmë deri sa rruga të hapet; Cili është ky pozicion? Unë besoj se është të adhurosh Perëndinë.

Nëse nuk kemi besim të fortë tek Perëndia, çdo lloj stuhie që vjen në jetët tona, na sjell humbjen e paqes dhe fillojmë të ndjejmë frikë. Armiku ynë, Satani , injekton mendime në kokën tonë  të tilla si “ po sikur” dhe ne shpesh nisim të mendojmë se do të kemi  të realizuar pikërisht mundësinë më të keqe. Sapo të ndodhë kjo, ne duhet të kuptojmë se ç’po ndodh: Armiku po përpiqet që të na largojë nga përparimi që po bëjmë në vullnetin e Perëndisë dhe të përjetimin të planeve të  Tij të mira për jetën tonë.  Perëndia dëshiron që ne të jemi tërësisht të çliruar nga frika. Ai nuk dëshiron që ne të jetojmë në agoni, dhe Ai nuk dëshiron që  frika të na ndalojë  për të bërë gjërat që Ai na drejton që t’i bëjmë me besim.

Kur ne kemi një kuptim të thellë të perfeksionit të Perëndisë, dashurisë së pakushtëzuar që Ai ka për ne,  ne do të kuptojmë  që Ai gjithmonë do të kujdeset për gjithçka që na shqetëson.  Kjo dije na çliron neve nga frika.  Ndërkohë që ne fitojmë eksperiencë me Zotin dhe shohim se Ai gjithmonë kujdeset për ne dhe siguron për ato që ne kemi nevojë,  ne fillojmë të qetësohemi.

Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikë nuk është i përsosur në dashuri. 1 Gjoni 4:18

Perëndia vepron për të mirën tonë kur ne fokusohemi tek Ai, në vend të frikërave tona.  Mendimet dhe ndjesitë e frikës nuk janë asgjë më shumë se sa  përpjekja e armikut për të na shpërqendruar nga Zoti dhe vullneti i Tij  për jetët tona. Ne mund të ndjejmë frikë në kohë të ndryshme  të jetës sonë, por ne mund t’i  besojmë Zotit. Dhe nëse kemi nevojë që të bëjmë diçka kur kemi frikë, ne mund ta bëjmë.

Kjo teori “bëje këtë gjë kur ke frikë” është  diçka që Perëndia ma ka mësuar disa vite më parë.  E pashë këtë kur ai i tha Jozueut “ mos ki frikë” ( shiko Jozueun 8:1). Ai ishte duke e paralajmëruar atë se frika do të mundohej që ta ndalonte atë, të përmbushte planin e Perëndisë për jetën e tij; në vend që të linte frikën që të kontrollonte jetën  e tij, ai kishte nevojë që të ishte i fortë dhe plot kurajë dhe të vazhdonte përpara. Ai kishte nevojë që të luftonte dhe të fitonte betejën kundër frikës, në mënyrë që ai të mund të përjetonte eksperiencën e fitores së përmbushjes së planit të Perëndisë dhe të shijojë gjithçka që Zoti ka për të.

Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie. 2 Timoteu 1:7

Kur ne kemi frikë, apo nisim që të kemi mendime të frikshme,  gjëja e  parë që duhet të bëjmë është të lutemi. Unë shpesh them,”Lutu për gjithçka dhe mos ki frikë për asgjë”. Ne duhet të jemi vazhdimisht në kërkim të Perëndisë, derisa të dimë se i kemi tejkaluar frikërat tona mendore dhe emocionale. Ndërkohë që ne kërkojmë Zotin, ne fokusohemi  tek Ai,  në vend se të fokusohemi tek frika jonë. Ne adhurojmë Atë për atë çfarë Ai është dhe  shprehim vlerësimin tonë për të mirën që Ai ka bërë, po bën dhe do të vazhdojë të bëjë.

Zoti ka mundësi të reja dhe gjëra të mrekullueshme të rezervuara për ne. Për t’i  marrë ato, ne kemi nevojë që të bëjmë hapa në besim. Kjo shpesh do të thotë që të bëjmë gjërat që nuk na pëlqejnë t’i bëjmë, ose që ne mendojmë se nuk do të funksionojnë.  Besimi ynë dhe adhurimi për  Zotin, duhet të jetë më i madh nga sa mendojmë, dëshirojmë, apo ndjejmë.

Armiku sjell të gjitha llojet e stuhive në jetën tonë. Ai gjithashtu përpiqet që të përdorë frikën në forma të ndryshme që të na ndalojë të përjetojmë gjithçka që Perëndia ka për ne.

Edhe pse ne mund të ndjejmë frikë, ne kemi nevojë që të fokusojmë vëmendjen tek Perëndia. Ai ka një plan beteje për ne, dhe Ai do të na japë kurajë dhe besim për të marrë paqen, fitoren dhe bekimet që Ai ka për ne. Nëse jetët tona janë të mbushura me veprime për  lavdërim të madhështisë së Perëndisë dhe  ne adhurojmë Zotin për atë që Ai është, do ta shohim se si Ai do të luftojë betejat tona dhe do të përjetojmë fitore plot gëzim .

Perëndia i pari!
Lumturia!

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>