Droga, alkooli dhe varësi të tjera mund të mbërthejnë jetën e një personi dhe t’i burgosin trupat e tyre. Por a ke dëgjuar për varësinë nga drama dhe kaosi? I dhënë pas trazirës përshkruan një person që ka rënë në kurthin e një jete intensive. I keni parasysh personat që janë vazhdimisht të përfshirë në ngjarje dramatike dhe janë gjithmonë në qendër të gjithçkaje? Njerëzit e kësaj natyre jetojnë “Në një kulturë ku ekstremiteti është norma, ku njerëzit joshen të besojnë se të jetuarit intensivisht është të jetuarit e vërtetë.” Kështu shkruan Dr. Keith Lee. Ndoshta edhe ti jeton në këtë formë. Mund të ekzagjerosh problemet, thashethemet, të bësh rrëmujë apo të kërkosh për ndodhi dramatike në jetën e një personi sepse e jotja është e mërzitshme. Por nuk je i vetmi. Madona, Britney Spears dhe të tjerë janë pikasur për dramat që krijojnë. Por ato  i kanë bërë për të korrur më shumë sukses, përveç Charlie Sheen që lejoi këtë gjë t’i merrte jetën. Ti ke një zgjedhje gjithashtu. Nëse po kërkon më shumë paqe në jetën tënde kushtoju vëmendje ideve që do të lexosh më poshtë, se si të ndalosh së jetuari në kaos.

  • Kanalizoje energjinë tënde

Të gjithë atë energji emocionale që e investoje në sakatim, fokusoje dhe përdore për të mirë. Kjo energji mund të kanalizohet dhe të përdoret për karrierën tënde, për bamirësi, për të pastruar shtëpinë ose çfarëdo që të jetë për të të nxjerrë nga kaosi. Kërko edhe për rrugë të tjera krijuese ku mund të përdorësh energjinë tënde. Jepi vetes një mundësi për të shprehur veten qoftë përmes pikturës, të shkruarit, skulpturës, aktrimit dhe këngës për tu çliruar.

  • Jepi fund negativitetit

Edhe kjo do të jetë  e vështirë, por fillo të filtrosh gjithë mendimet dhe emocionet negative, të cilat i jepnin drejtim kaosit. Kur kupton që mendime dhe pamje negative po futen në mendjen tënde, provo ti thuash vetes MJAFT!. Qëndro në qetësi për të ballafaquar mendimet në vend që të veprosh në mënyrë impulsive. Fillo të numërosh për të shmangur ankthin nëse fillon të shfaqet. Mund të përdorësh imagjinatën duke i imagjinuar mendimet negative si një tollumbaca që largohen tutje. Bëje këtë për të gjitha mendimet dhe ndjenjat kërcënuese. Energjia negative do ta fuqizojë gjithmonë kaosin.

  • Ki kujdes me kë shoqërohesh

Shihi me kujdes njerëzit me të cilët shoqërohesh. Si ndihesh pasi ke qenë me ta dhe ku përqendrohet biseda juaj? Nëse marrëdhënia është helmuese, kjo do ta fuqizoj kaosin në jetën tënde. Kur je afër zemërimit, thashethemeve dhe duke qëndruar me njerëz të trishtuar, do t’i akumulosh edhe ti këto sjellje. Fjalët e urta 13:20 thonë këtë për shoqërinë që mbajmë: “Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.”. Nëse kupton që njerëzit me të cilët kalon kohën po të shterojnë gjallërinë duke të krijuar probleme, është koha për tu larguar prej tyre.

  • Shiko punën tënde

Është gjithmonë dikush që nuk shikon dot punën e vet dhe shkatërrojnë shumë gjëra duke vepruar kështu. A je ti një prej tyre? Nëse po, mos u kreno për këtë. Po lëndon njerëz dhe veten gjithashtu. “Në mënyrë të papërshtatshme po merr përsipër beteja për të cilat nuk duhet të luftosh ti. Reagimi i shëndetshëm është të marrësh kohën për të vlerësuar çfarë të përket ty dhe çfarë jo.”, shkruan Dr. Crista Gambrell. Është shumë e thjeshtë të shohësh punën tënde, qëndro në vendin tënd për të mos u ngatërruar në më shumë rrëmujëra.

  • Medito

Mbylli sytë dhe imagjino një vend të qetë në natyrë ose çfarëdo gjëje tjetër që të jep paqe. Bëje këtë për 10 minuta dhe pastaj shkruaje në një bllok për ta përdoruar kur ndjen se një situatë tjetër e kqe për emocionet dhe trupin tënd po vjen. Meditimi, lutja dhe leximi mund të ndihmojnë të hysh në një botë tjetër. Ky proces mund të përdoret për të trajnuar mendjen dhe trupin se si të përballosh ankthin dhe stresin më mirë.

  • Fillo të vendosësh kufij

Përcakto se çfarë nuk do të tolerosh me kalimin e kohës për të shmangur grackat e kaosit. Kjo ka të bëj me marrjen e shumë të dhënave, të përfshirit në thashetheme apo të ndjesh se duhet të rregullosh një problem me të cilin nuk ke përse të merresh. Të krijosh kufij të fortë është një mënyrë për të përmirësuar jetesën. Nëse i bën vet rezistencë fokusimit te vetvetja, kujto që kur e vendos veten të parën, atëherë je i gatshëm për të tjerët pa u fryrë dhe inatosur.

  • Ule kaosin duke u shkëputur

Ka një lidhje ndërmjet përdorimit të teknologjisë dhe shëndetit mendor dhe nëse je i tërhequr pas dramës dhe internetit, kjo gjë do ta rrisë kaosin. Pasojat janë luhatja e humorit dhe humbja e kontrollit. Studiuesit kanë vënë re se shumica e njerëzve flenë me telefonat sepse kanë frikë se mos iu shpëton ndonjë gjë. 67% e përdoruesve të telefonave kontrollojnë telefonin për mesazhe, njoftime apo thirrje, edhe kur telefoni nuk është duke rënë. Duke e bërë këtë gjë gjithë kohën qëndron larg paqes sepse nuk e lejon asnjëherë trurin të pushojë. Merr kohë për tu shkëputur nga bota duke gjetur një vend të qetë  për tu çliruar nga zhurmat e jetës.

Nuk ke përse të jesh qendra e dramës për gjithë jetën tënde. Ndoshta nuk e dije se sa shumë kjo gjë të dëmton ty dhe marrëdhëniet e tua. Ne të gjithë bëhemi dramatik dhe kjo është  njerëzore. Por gjithsesi, kur e lejojmë kaosin të bëhet një varësi, ai mund të bëhet vdekjeprurës për shëndetin.

Marrëdhënia dashuri-urrejtje me kafen
Çfarë e vjedh gëzimin tënd?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>