Një krahasim më i mirë

Lexo: Romakëve 6:18-19; 1 Pjetrit 1:13-16

“Ndodhi ndonjë gjë interesante nga shkolla sot?” pyeti nëna ndërsa Jolanda hyri në makinë dhe vuri rripin e sigurimit.

“Mora shtatëdhjetë e tre pikë në provimin e historisë.” Jolanda dha një buzëqeshje të sforcuar.

Nëna vështroi vajzën e saj. “Kjo është disi pak për ty. Çfarë ndodhi?” Jolanda ngriti supet e saj. “Nuk e di,” tha ajo, “por nuk janë pikë edhe aq të ulëta. Disa nga nxënësit morën vetëm dyzet pikë provim.”

“Vërtet?” thirri nëna. “Kishte ndonjë gjë që nuk shkonte në provim? A dolën mirë të gjithë? Cilat ishin pikët maksimale?” Jolanda nuk foli për një çast. “Njëqind,” tha ajo në fund.

Ato udhëtuan në heshtje për pak kohë. “Jam dakord që po e krahasove shtatëdhjetë e trepikëshin me dyzetpikëshin, atëherë është shumë mirë,” tha nëna së fundmi, “por po e krahasove me njëqindpikëshin… epo, atëherë shtatëdhjetë e trepikëshi nuk është dhe aq mirë, apo jo?”

“Jo, por ende nuk mendoj se është edhe aq keq,” këmbënguli Jolanda. “Ka edhe më keq.” “Nëse kjo është më e mira që ti mund të bësh, atëherë nuk ka gjë,” tha nëna, “megjithëse nuk mendoj kështu. Kur të shkojmë në shtëpi, do t’i shikojmë bashkë pyetjet që ke bërë gabim.” Pas një çasti, ajo shtoi: “E di, zemër, mbase provimi yt në histori mund të na japë një mësim të rëndësishëm për të jetuar për Zotin.”

“Dhe çfarë mësimi është ky?” pyeti Jolanda. “Po ja, ti mendove se shtatëdhjetë e trepikëshi nuk ishte dhe aq keq kur e krahasove atë me dyzetpikëshin, dhe është e lehtë për ne që të fillojmë të mendojmë se disa nga gjërat e gabuara që bëjmë nuk janë edhe aq të këqija nëse e krahasojmë veten tonë me të tjerët,” shpjegoi nëna. “Kur i shohim ata tek përdorin një fjalor të pahijshëm, tek vjedhin, tek grinden ose tek bëjnë gjëra të tjera të këqija që ne nuk i bëjmë, mund të tundohemi të mendojmë se jemi më të mirë se ata. Por nëse e krahasojmë veten me Jezusin, i Cili iu bind Atit në gjithçka, ne mund të kuptojmë se kemi shumë nevojë për ndihmën e Perëndisë me qëllim që të jetojmë ashtu siç dëshiron Ai.”

Jolanda heshti për disa minuta. Më pas u kthye të shihte nënën e saj. “Mirë, mami,” tha ajo. “Do përpiqem të mos harroj që t’i krahasoj sjelljet e mia me Jezusin. Besoj se Ai do të kishte marrë njëqind pikë në provim.”

“Kështu them edhe unë, por puna është se Ai do të kishte bërë më të mirën e Tij,” tha nëna duke buzëqeshur, “dhe këtë duhet të bësh edhe ti gjithashtu.”

Me kë i krahason sjelljet e tua? A e krahason veten me fëmijët e tjerë, duke menduar: “Unë nuk jam aq i keq sa ata.”? Mos harro, çdo mëkat e trishton Perëndinë… madje edhe ato gjëra që njerëzit mendojnë se janë mëkate të vogla. Perëndia nuk thotë: “Ji i mirë si miqtë ose fqinjët e tu.”. Ai thotë të jesh si Jezusi në gjithçka që bën. Për këtë ti ke nevojë që vazhdimisht t’i dorëzohesh Perëndisë dhe të besosh se Ai do të të bëjë ashtu siç duhet të jesh.

Krahasoje veten me Jezusin!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

  1. historia me pelqeu shume sepse mesova qe te mos krahasoj veten me te tjeret qofshin ata me te mire apo me te keqinj se une por te krahasoj veten dhe gjerat qe bej cdo dite me Jezusin…

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI