Lexo:Mateu 6:1-4

“Mami, a mund të më japësh tani disa nga paratë e mia?” pyeti Lili një ditë. “I do tani?” përsëriti nëna. “Përse të duhen?”

Lili mori frymë thellë. “Nuk ta tregoj dot,” tha ajo. “Është sekret.”

“Herën e fundit që më kërkove para pa më treguar arsyen përse i doje,” filloi të thoshte nëna, “ti kishe goditur dritaren e zotit Grini me një top softbolli.”

“Këtë herë nuk kam thyer asgjë, mami. E kam me të vërtetë! Të lutem, më beso,” u përgjërua Lili. “Këtë herë është për një arsye të mirë, por dua ta mbaj sekret mes meje dhe Perëndisë.”

Nëna pa Lilin e menduar. Më pas ajo e pyeti Lilin sesa para i nevojiteshin, mori kuletën dhe i dha asaj shumën që donte. “Kjo është një shumë e madhe,” tha nëna. “Mos harro… po nxirret nga pjesa mujore që të takon.” Lili tundi kokën dhe u përpoq të mos mendonte për të gjitha gjërat që mund të hiqte dorë. Kështu, ajo mendoi për mikeshën dhe shoqen e saj të klasës, Suzanën.

Klasa e tyre po studionte jetën në det, dhe mësuesja kishte planifikuar që ata të vizitonin një akuarium që ndodhej në qytet. Shkolla nuk kishte para për të blerë bileta për nxënësit, dhe kështu, ky udhëtim nuk ishte i detyrueshëm.

Ata që dëshironin të shkonin, duhet ta paguanin vetë tarifën e udhëtimit. Formularët e lejeve dhe paratë kishin ditë që dorëzoheshin, por Suzana nuk kishte sjellë asgjë. Babai i saj ishte pezulluar nga puna në fabrikë dhe familja e Suzanës nuk kishte para.

Mëngjesin tjetër Lili mbërriti herët në shkollë. Klasa e saj ishte bosh. Me zemrën që i rrihte, ajo shkoi shpejt tek banka e Suzanës dhe në librin e saj të matematikës futi një zarf me para. Në zarf Lili kishte shkruar: “Për udhëtimin. Mos kërko të dish se kush t’i ka dhënë.

Thjesht merr lejen e prindërve.” “Suzana do ta marrë vesh shumë shpejt,” mendoi ajo. “Ne gjithmonë bëjmë matematikë orën e parë në mëngjes.” Zilja ra dhe Lili shkoi me shpejtësi në bankën e saj duke parë nga dera. Shumë shpejt Suzana hyri me disa nxënës të tjerë. Ajo shkoi në bankën e saj dhe tërhoqi librin e matematikës. Kur gjeti zarfin e Lilit, e hapi. Ajo zgurdulloi sytë. Goja e saj mbeti hapur. Lili qeshi dhe e ktheu vëmendjen e saj tek problemi matematikor që po zgjidhte. “Të lutem, Perëndi,” u lut ajo, “të lutem, mos lejo që Suzana ta marrë vesh se isha unë.”

A ke bërë ndonjëherë diçka të këndshme për dikë, pa i treguar askujt? Këtë javë kërkoji Perëndisë të të tregojë dikë që ka nevojë për ndihmën tënde, dhe më pas jepe këtë ndihmë në një mënyrë që ta dini vetëm ti dhe Perëndia. Këtë lloj ofrimi kërkon Perëndia. Dhe e dini çfarë? Është shumë argëtues!

 Jep në fshehtësi!

Dashuri apo tolerancë
Goja e papastër

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>