Lexo: Eksodi 2:1-10; 20:12

Nëna i tha Betit ndërsa ajo i dha djalin e vogël që qante:“Mbaje pak, zemër. Të lutem zbavite vëllain për pak. Ai ka qenë nervoz sot dhe unë kam nevojë të përfundoj disa gjëra.” Beti u ankua ndërsa e hidhte Eltonin lart e poshtë për ta qetësuar: “Por nënë, unë po lexoja! Historia sapo filloi të bëhej interesante.” Nëna tha: “Lexo pak më vonë. A nuk do të vijë këtej Sava sot? Unë mendova që të dyja mund ta nxirrnit Eltonin për një xhiro.” Beti tha: “Sava duhej të kujdesej për të motrën. Duket sikur kujdeset për motrën e saj të vogël pothuajse gjatë gjithë kohës.” Beti tundi kokën e saj: “A e di se ndonjëherë mamaja e Savës e quan atë Miriam. Unë them më mirë ta quaj Miriam se Sava.” Nëna buzëqeshi: “Ti më kujton historinë e Moisiut në Bibël. Mbreti i Egjiptit ishte i frikësuar se skllevërit Izraelitë do të numëronin njerëzit e tij dhe do ta merrnin. Ai dha një urdhër që të gjithë fëmijët meshkuj të vriteshin, por nëna e Moisiut i besoi Perëndisë për ta shpëtuar djalin Moisi.”. Beti tundi kokën: “Po e mbaj mend historinë. Ajo e vendosi Moisiun në një kosh të vogël në lumë apo jo?” Nëna tha: “Po. Dhe a e mban mend se kush e pa se çfarë do t’i ndodhte?” Beti tha: “Po. Motra e tij Miriam dhe kur vajza e mbretit gjeti Mosiun, Miriam mori nënën e tij që të kujdesej për të.” Ajo buzëqeshi: “Kështu që mamaja e Savës e quan atë Miriam sepse Sava e ndihmon nënën e saj që të kujdeset për motrën ashtu si Miriam e ndihmoi nënën e saj që të kujdesej për  Moisiun?” Nëna ra dakord: “Kjo është e vërtetë. Kur Moisiu i drejtoi njerëzit e Perëndisë që të dilnin nga skllavëria në  Egjipt, jam e sigurt që Miriami ishte me të vërtetë e kënaqur që ajo pati pjesë në kujdesen e tij.” Beti tha duke qeshur, “Hei, kush e di? Ndoshta Eltoni do të rritet e do të bëhet një njeri i famshëm. Por s’ka rëndësi. Unë do të ndihmoj që të kujdesesh për të. Të premtoj!” Nëna buzëqeshi dhe tha. “Faleminderit, Miriam.” Beti pa nënën e saj e befasuar dhe më pas buzëqeshi. Ajo tha: “Oh, kështu që tani jam Miriami yt! Sa bukur—por shpresoj që Eltoni të ngelet Elton. Unë nuk dua që ta vendos atë në një kosh në lumë!”

 Kur prindërit e tu të kërkojnë ndihmë, a bie dakord me dëshirë? Perëndia jep udhëzime specifike  për sa i përket marrëdhënies prind/fëmijë. Pjesa juaj është që të nderoni prindërit tuaj. Kjo do të thotë të tregoni respekt, dashuri dhe bindje. Kjo do të thotë që ju të bëni sa mundeni për t’i ndihmuar ata. Ata ndoshta nuk kanë nevojë që të kujdesen për një fëmijë të vogël, por ka shumë mënyra të tjera të dobishme për t’i ndihmuar. Kujto se sa shumë prindërit bëjnë për ty dhe mos murmurit kur ata kanë nevojë për ndihmë si këmbim.

Ji një ndihmues i gatshëm!

 

Burim i kripur
Shumë vonë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>