Filmi vizatimor Aventurat në Odise i dubluar në shqip tashmë ka nisur transmetimin në TV Klan. A jeni kureshtar të mësoni më tepër për këtë prodhim të ri të sjellë nga Radio 7?

AventurAventuratne odise logoat në Odise prezanton histori të animuara të sjella në jetë nga aktorë që ju bëjnë dhe ju pjesë të kësaj përvoje. Ky serial edukues, i transmetuar në më shumë se 2000 kanale të ndryshme, është krijuar nga një staf profesionistësh, të cilët janë vlerësuar me shumë çmime. Përmes historive ata ndajnë të vërteta të patjetërsueshme.

Fillimet e këtij seriali datojnë në vitin 1987, dhe që prej asaj kohe filmi ka sjellë në jetë përmes argëtimit parimet biblike dhe morale. Karakteret e paharruar të programit, dhe situatat janë krijuar në atë formë që të nxisin imagjinatën e fëmijëve. Ngjarjet zhvillohen në Odise, një qytet i mbushur plot aventura ku fantazia merr jetë. Gjithçka fillon në “Qendrën e Uitit”, një vilë antike e jashtëzakonshme që është kthyer në një dyqan akulloresh dhe pijesh. Themeluesi i kësaj qendre është zbuluesi Xhon Evëri Uitejkër, i njohur me emrin Uit. Ndërkohë që në dyqan Uiti shërben akulloret dhe pijet e tij, një pjesë të mirë të kohës e kalon në anën e pasme të qendrës, së bashku me asistentin e tij inteligjent, Juxhinin, ku punojnë me shpikjet e tyre më të fundit. Megjithatë, gjërat fillojnë të funksionojnë ashtu siç duhet në momentin kur shfaqet Dilan Tejlor, një fëmijë i këndshëm dhe me zemër të madhe, të cilit i pëlqen të përfshihet kudo ku ndodhin gjëra interesante, misterioze dhe emocionuese. Ndërkohë që djaloshi ngatërrestar Dilan nuk lë vend pa shkuar dhe njeri pa ngacmuar, çdo aventurë e tij kthehet në një mësim të mirë dhe të dobishëm për jetën.

Filmi është realizuar në gjuhën shqipe nga një grup aktorësh profesionistë në fushën e dublimit, si Gëzim Rudi, Arben Derhemi, Mirela Naska, Pjerin Vlashi etj. Ne rolin e Dilanit; Jurgen Caka, në rolin e Uitit, Vladimir Saliu dhe në rolin e Juxhinit, Julian Canameti. Pjesë e dublimit kanë qenë dhe fëmijët të cilët janë argëtuar në përvojën e tyre të parë në dublim. Gjatë kohës së prodhimit stafi ka punuar me përkushtim për t’i dhuruar publikut shqiptar një prodhim cilësor.

Prandaj lëreni imagjinatën e lirë dhe bashkohuni me banorët e Odisesë, për aventura frymëzuese dhe argëtuese! Filmi vjen në TV Klan në orën 16:05 për t’ju shoqëruar pasditeve tuaja! Ndiqeni, ndajeni me miqtë dhe shkruajini dhe TV Klan se sa shumë ju pëlqen një film si Aventurat në Odise!

cover 2 aventurat

Dieta e duhur
Kafsha më e rrezikshme

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>