Njerëzit falenderues fokusohen më pak në atë që u mungon dhe përqëndrohen më shumë tek privilegjet që gëzojnë. Mirënjohja është një nga virtytet që duhet kultivuar më së shumti në jetën tonë. Ne duhet të kujdesemi për të mbjellë këtë farë, për ta ujitur, mbrojtur dhe për të marrë frytet  e saj në fund. Duket se ne  nuk kënaqemi asnjëherë me atë që kemi; pavarësisht nëse jemi të pasur apo të varfër, të shëndetshëm apo sëmurë.  Por gjithçka do të ishte shumë ndryshe nese vemë re se çdo gjë që kemi, e kemi sepse Perëndia na e ka dhuruar.  Sot kemi zgjedhr të flasim për të dhe më konkretisht për mënyrën se si mund ta shprehim atë.

1.Mbaj një ditar falënderimi

Kjo është e lehtë: Çdo javë, merr kohë për të shkruar dhe reflektuar për pesë gjëra për të cilat je mirënjohës. “Këto mund të jenë gjëra të vogla, por gjërat e mëdha janë akoma më të mira”, thotë Jo-Ann Tsang, profesoreshë e asociuar e psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Baylor.

Një studim i vitit 2003 nga studiuesit e Universitetit të Miamit dhe Universitetit të Kalifornisë, zbuloi se studentët që shënojnë gjërat për të cilat janë mirënjohës, ushtrohen më rregullisht, raportojnë më pak probleme fizike, kanë më shumë gjasa të përparojnë drejt qëllimeve personale dhe ishin më optimistë për javën e ardhshme se sa studentët që kishin për detyrë të shkruanin telashet ose ngjarje normale të jetës.

Përqendrohu  më shumë  tek njerëzit, në vend të gjërave, në ditarin tënd dhe shkruaj me hollësi përse vlerëson çdo gjë. Gjithashtu, mos u ndje i detyruar ndaj ditarit çdo ditë: Sipas Universitetit të Kalifornisë, të shkruash në ditar një herë në javë është më mirë se të shkruash cdo ditë.

2.Bëj një sfidë 30 ditore

Të zotohesh për të kaluar një muaj të plotë reflektimi, jo vetëm që të bën më të hapur ndaj mirënjohjes, por të jep edhe  kënaqësinë e plotësimit të një qëllimi. Lisa Ryan, autore e Express Gratitude dhe Experience Good, sugjeron shkrimin e tre deri pesë gjëra për të cilat je mirënjohës çdo ditë në një muaj. Ashtu si me ditarin e mirënjohjes, kjo praktikë funksionon më mirë nëse je specifik. Në vend që të shkruash se je mirënjohës për burrin tënd, Ryan thotë se duhet të shkruash: ” jam aq mirënjohëse që bashkëshorti im ka gatuar një darkë të mirë dje “.

Nëse vendos ta shkruash listën në mëngjes, do të jetë më e thjeshtë për ty për të pasur pritshmëri pozitive për ditën tënde. Duke e shkruar atë në mbrëmje do të  kujtojë të mirat që solli dita, edhe nëse ishte një ditë e vështirë për tu kaluar. Kjo gjithashtu do të  ndihmojë të biesh në gjumë më shpejt dhe të flesh më mirë, thotë Ryan.

3.Bëj një festë falënderimi

Nëse po kalon një kohë të vështirë, shkruaj emrat e njerëzve që të kanë ndihmuar gjatë jetës tënde. Pastaj, planifiko një festë në nder të tyre. Amy Newmark, autorja e Chicken Soup for the Soul; The Power of Gratitude, thotë: ” Kur të nisni të planifikoni listën e të ftuarve, do të filloni të vini re se sa njerëz janë atje për ju çdo ditë.  Kjo do t’ju bëjë më mirënjohës, dhe do të ndiheni më pak të vetmuar çdo ditë. ”

Të mendosh sikur të mos i kishe gjithë sa ke, mund të ndihmojë të vlerësosh atë që ke, thotë Newmark. Për shembull, a i lave sërish enët? Mendo për faktin që ke një shtëpi të ngrohtë dhe të rehatshme të mbushur me pajisje kuzhine. A po vrapon vazhdimisht dhe nuk ke kohë për veten? Mendo se sa e plotë është jeta jote. A do të ishte më mirë të mos kishe punën dhe  fëmijët që vijnë vërdallë dhe krijojnë rrëmujë?

4.Dhuro mirësi

Nëse bën diçka të mirë për dikë tjetër , do jesh  më i vetëdijshëm për aftësitë që Zoti të ka dhuruar dhe më mirënjohës për bekimet që ke  në jetë.  Mundohu të vesh re se cilat janë disa nga momentet kur mund të ndihmosh dikë.

Mund  të jetë  më e thjeshtë nga sa duket, për shembull: të hapësh derën për dikë ose t’i lësh radhën një nëne me një fëmijë që qan në dyqan.Mirënjohja bën të mundur që ne të kalojmë përmes situatave të vështira dhe t’ia dalim mbanë. Të reflektosh mbi bekimet e tua është  të rikujtosh të gjitha dhuratat që Perëndia ka vendosur në jetën tënde dhe kështu kupton më mirë zemrën e Tij të mrekullueshme.Mirënjohja bën që ne të shohim gjithmonë te Perëndia dhe të  mos ndikohemi nga rrethanat tona. Ajo e largon shqetësimin njësoj siç dielli shpërndan mjegullën që ka rënë mbi luginë.

Vjeshta në shtëpi
Ungjillorët festojnë 31 tetorin si Ditën e Reformacionit

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X