6a0105371bb32c970b0120a90385f7970bLexo: 1 Timoteut 6:6-11, 17-18

Gjatë kthimit në shtëpi nga shkolla, Andrea pyeti: “A mund të ndalojmë pak në qendrën tregtare? Dua të blej një bluzë të re dhe javën e shkuar këtu kishte disa të veçanta.”. Nëna u përgjigj: “Zemër, tani nuk e kemi mundësinë financiare për këtë. Pastaj, ti nuk ke nevojë për bluzë të re.”.

Andrea psherëtiu dhe tha: “Sa do të doja të ishim të pasur dhe të mos shqetësoheshim për paratë!”. Vëllai i saj, Luka, qeshi duke thënë: “Mos u shqetëso për këtë pjesë. Është babi ai që shqetësohet.”.

Pasi dëgjoi Lukan, babai u përgjigj: “Në fakt, as unë nuk kam pse të shqetësohem. Lumturia nuk vjen kur ke shumë para apo gjëra materiale, Andrea. A nuk e mësove këtë gjë disa muaj më parë kur more diskun që doje? U gëzove për një javë, por më pas mendove se të duhej një disk tjetër. E mban mend?”. Pasi tha këtë, babai e pa Andrean nga xhami i pasmë.

Por Luka thirri: “Shikoni! Mos ka rënë gjë shi? Në rrugë paska ujë.”. Babai iu përgjigj: “Ai është mirazh. Duket si ujë, por nuk është.”. Luka nuk u bind deri në momentin që kuptoi se pjesa e cila dukej si ujë, ishte gjithë para tyre dhe që ata nuk e arrinin asnjëherë.

Më pas nëna nisi të thoshte: “Ky është një shembull i mirë i asaj që ndodh kur mendojmë se paraja mund të zgjidhë problemet tona. Mirazhi para nesh duket sikur premton ujë, por në rrugë nuk ka fare ujë. Dhe paraja duket sikur të premton lumturi, por nuk e bën këtë.”

Nxitimthi Luka tha: “Po, Andrea. Nëse do të blije një bluzë të re, më pas do të doje një palë pantallona të reja, më pas këpucë të reja dhe më pas çorape.”. Ai qeshi dhe vazhdoi sërish: “Më pas do të doje një…”. Ai ndaloi kur Andrea e goditi me shaka.

Nëna iu drejtua fëmijëve duke iu thënë: “Lumturia e vërtetë vjen duke e dashur Jezusin dhe duke besuar tek Ai.”. Andrea u përgjigj: “Por njerëzit që e duan Jezusin ndonjëherë kërkojnë më shumë gjëra.”. Babai e dëgjoi dhe i tha: “E drejtë, por nëse vërtetë besojmë tek Ai, atëherë nuk do të kemi nevojë për shumë gjëra për të qenë të lumtur. Megjithëse duhet të jemi të pasur në diçka. E dini për çfarë po flas?”. Asnjëri prej fëmijëve nuk e dinte përgjigjen dhe babai vazhdoi: “S’ka gjë. Kur të mbërrijmë në shtëpi, do të lexojmë 1 Timoteut 6:18. Po e gjetët përgjigjen do të merrni një shpërblim.”.

Luka thirri i emocionuar: “Në rregull! Mos ka të bëjë me ëmbëlsira shpërblimi?”.

Andrea qeshi dhe tha: “Kjo do të të bënte shumë të lumtur, apo jo? Epo mos harro atë që mami dhe babi thanë, kjo lloj lumturie nuk zgjat shumë!”.

Po ti a mendon se do të ishe më i lumtur nëse do të kishe para për të blerë një biçikletë të re, një disk, një lojë të preferuar, një veshje ose shumë ëmbëlsira? Thuajse të gjithë ne i kemi pasur mendime të tilla në kohë të caktuara. Por zotërimi i shumë parave ose i shumë gjërave materiale nuk do t’ju bëjë të lumtur për shumë kohë. Vetëm Jezusi mund të sjellë lumturi të përjetshme. Besoji Atij. (Meqë ra fjala, e lexove 1 Timoteut 6:18 për të kuptuar nëse duhet të jesh i pasur ose jo? Dhe a je i pasur në ato gjëra?)

Paraja nuk mund ta blejë lumturinë!

Kërko dhe shkatërro
Tak-tak

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>