weight-lossShumë prej nesh kanë luftuar ndonjëherë me numrat në peshore dhe për këtë ia kemi vënë fajin metabolizmit. Çfarë është metabolizmi dhe si funksionon? Termi metabolizëm i referohet të gjitha proceseve kimike që ndodhin në trup. Këtë fjalë e përdorim më shumë kur flasim për peshën. Kur dikush thotë ‘Kam një metabolizëm të shpejtë’ ose ‘Kam një metabolizëm të ngadaltë’ zakonisht i referohet aftësisë së tij për të rënë në peshë ose për të mbajtur një peshë normale. Njerëzit mund ta rrisin ose ulin nivelin e djegies së kalorive  brenda ditës, por nuk e dinë si dhe pse gjinia e tyre, zakonet, madje dhe kushtet e shëndetit e ndikojnë metabolizmin. Prandaj do të ndajmë 5 të vërteta rreth metabolizmit, të cilat mund të jenë edhe një çelës për një peshë të shëndetshme.

  1. Të hash më shumë proteina e rrit metabolizmin

Ndërkohë që ka pak ushqime të provuara që e nxisin metabolizmin tënd, proteina është një përbërës që në të vërtetë rrit sasinë e yndyrave që ti djeg. Kështu që ushqehu me proteinë dhe për efekt më të mirë, zgjidh mishrat që kanë shumë proteinë dhe pak yndyrë, si mishi i pulës dhe i peshkut.

  1. Karbohidratet  nxisin metabolizmin.

Të gjithë e dinë se duhet të rrish larg petullave dhe pijeve me gaz kur je duke mbajtur një dietë, por edhe karbohidrate të tjera si buka e bardhë ose patatinat,  ngadalësojnë uljen në peshë. Kur i konsumon këto produkte rritet niveli i insulinës, dhe ajo e urdhëron trupin të grumbullojë sheqer për përdorim të mëvonshëm. Mirëpo kur  sheqeri ruhet, ruhet si yndyra, të cilat janë më të vështira për t’u tretur. Kështu zgjidh karbohidrate të cilat gjenden tek perimet, frutat, fasulet dhe bishtajoret e tjera.  Mund të hash gjithë llojet e drithërave, por mos e tolero më shumë se ç’duhet konsumimin e  bukës  së bardhë.

  1. Burrat kanë metabolizëm më të lartë.

Femrat janë ato që shqetësohen më shumë për peshën dhe pamjen e tyre të jashtme, por për ironi janë meshkujt ata të cilët kanë një metabolizëm më të lartë. Kjo ndodh sepse meshkujt zakonisht kanë më shumë masë muskujsh dhe nivele më të larta testosteroni, faktorë që ndikojnë në djegien e kalorive. Pesha e tyre muskulore nxit një metabolizëm të lartë madje edhe kur janë duke pushuar.

  1. Menopauza e ndikon metabolizmin.

Menopauza mund të ulë aftësinë e trupit për të djegur yndyrat. Kur femrat kalojnë në menopauzë, niveli i estrogjenit bie, gjë e cila ul edhe metabolizmin. Gjithashtu mund të bëj që të akumulohet më shumë dhjam në zonën e belit. Për të ulur sasinë e përgjithshme të kalorive që merr konsultohu me një dietolog, ose me faqe interneti të cilat publikojnë dieta të shëndetshme sepse shpesh herë mund të hasni në dieta drastike të cilat e dëmtojnë shëndetin tuaj.

  1. Një metabolizëm i shëndetshëm mundëson një mendje të shëndetshme.

Duke lënë mënjanë mirëmbajtjen e peshës, një metabolizëm që funksionon mirë sjell edhe përfitime të tjera pozitive.  Sipas mjekëve, të njëjtët hormone që ndikojnë shëndetin tënd fizik, kontrollojnë edhe humorin, urinë dhe aftësinë për të larguar stresin.

Vlerat e Grejpfrutit
Shterimi i energjive

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>