Lajmi Fundit
prev next

mësuesA e di se një mësues shpenzon rreth, 1300 orë me fëmijët gjatë mësimit në një vit? Shumë e prej tyre e duan vërtetë këtë kohë. Në të vërtetë, duhet një person i veçantë që të ulet në një sallë të zhurmshme, me karrige që lëvizin dhe të shpjegojë të njëjtin koncept, 5 – 6 herë (në 8 mënyra të ndryshme) që në orën 8 të mëngjesit.

E kemi të thjeshtë që mësuesit t’i marrim si të mirëqenë. Ata bëjnë një punë shumë të madhe që prindërve do t’iu duhej ta bënin në shtëpi dhe ndoshta do t’ju merrte më shumë kohë. Mësuesit bëjnë edhe diçka më shumë se edukimi i fëmijëve, ata i ndikojnë ata.

Mendoje në këtë mënyrë. Në një javë, koha që një prind qëndron në shtëpi zgjuar me fëmijën është 45 orë. Mësuesit kalojnë 35 orë me ta. Kjo do të thotë se përveç teje, mësuesi është ai që ka më shumë ndikim te fëmija yt. Ndoshta kjo është koha që të investojmë më shumë energji për të kuptuar personat që formojnë fëmijët tanë. Më poshtë sjellim tre gjëra që mësuesit do doni që prindërit t’i dinin.

Koha është e çmuar për fëmijët

Mamatë e duan shumë kohë kur fëmijët flenë. Ato mezi presin kur fëmijët pushojnë dhe më në fund mamatë mund të mendojnë pak më shumë. E njëjta gjë ndodh edhe me mësuesit. Një nga mënyrat për t’i dashur fëmijët është edhe të marrësh në konsideratë kohën e mësuesit. Mos telefono gjithmonë mësues për gjërat që nuk kupton, por kontrollo librin bashkë me fëmijën.

Sa më shumë e marrim në konsideratë kohën e tyre, aq më shumë mësuesit mund ta investojnë energjinë e tyre duke u përgatitur në mënyrën e duhur për fëmijët.

Mësuesit i duan vërtet nxënësit e tyre.

Të gjithë e dinë se prindërit investojnë shumë kohë, energji, dhe burime për fëmijët e tyre. Ky lloj investimi i bën mamatë dhe etërit më të lidhur me fëmijët e tyre. Por a e kishe menduar se ndodh e njëjta gjë me mësuesit?

Nuk mund të shpenzosh 1300 orë me një grup 10 vjeçarësh dhe të mos përfundosh duke u ndjerë si në familje. Nuk mundesh që një nxënësi ti shpjegosh shumëzimin për pesë javë rresht dhe të mos duash të kërcesh nga gëzimi kur më në fund ai e kupton. Mësuesit i duan nxënësit e tyre, sepse investojnë në ta.

Tani mësuesit janë miq me ish-nxënësit që tashmë janë në universitet, dhe sërish duan të kërcejnë nga gëzimi kur ata arrijnë qëllimet e tyre. Janë shumë të lumtur që kanë luajtur një rol në jetët e tyre të bukura…edhe nëse ky rol ndonjëherë përfshinte dërgimin te zyra e drejtorit.

Le të kuptojmë që nëse një mësues ka shpenzuar vite dhe para për të pasur një master në edukim, do që fëmija yt t’ia dal mbanë.

Mësuesit kanë nevojë për afirmim dhe vlerësim

A e di se çfarë e bën një kek më të mirë? Një kartolinë. Dhurata të vogla vijnë si një vlerësim për mësuesin ndaj fëmijët mund ta bëjnë këtë gjë ndonjëherë. Por përveç këtij vlerësimi mësuesit kanë nevojë edhe për afirmim.

Prindërit luten që fëmijët të gjejnë hir në sytë e mësuesve të tyre. Por përse mos ta çojmë këtë lutje më larg, duke dashur që edhe mësuesit të gjejnë hir në sytë e fëmijëve. Lutu që fëmijët ta pëlqejnë mësuesin. Duaj që fëmija ta dojë dhe konfirmojë mësuesin rregullisht. Kërko që fëmija të jetë një inkurajim që mësuesi të qëndrojë i motivuar. Bekimet kanë për të qenë të shumëfishta, sepse mësuesit e ushqyera emocionalisht krijojnë mjedis pozitiv në klasë. Dhe fëmijët mësojnë gjithmonë nga ata që i duan.

Aromë e ëmbël

Ashtu si mësuesit e mirë janë bekim për prindërit, prindërit e mirë janë bekim për mësuesit. Prindërit duhet t’u tregojnë mësuesve se ata po sjellin ndryshim në jetën e fëmijës. Ndonjëherë duhet të tregojnë edhe hir me gabimet që mësuesi mund të bëj. Këto e bëjnë një shkollë që të ketë shije të ëmbël.

Një verë për t'u mbajtur mend

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X