Mësime nga tërmeti ose fatkeqësi natyrore

Mësime nga tërmeti!

Fatkeqësitë ndodhin në një botë të rënë dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për t’i parandaluar ato. Ndoshta duke të pandjeshëm kur e themi këtë, por tërmeti i 26 Nëntorit na bën të kujtojmë edhe katastrofa të tjera të mëdha. Njerëzit që humbën nuk ishin të pakët, 51 jetë.

Kur Benjamin Franklin tha se vdekja dhe taksat janë dy gjërat më të sigurta në jetë, ai harroi të të shtojë edhe katastrofat natyrore në listë. Si pjesë e botës sonë të mallkuar dhe të rënë, katastrofat do të ndodhin vazhdimisht derisa Jezusi të kthehet ose të na marrë në shtëpi. Jezusi foli për tërmetet dhe katastrofat e tjera si shenja për fundin e sigurt të botës (Mat. 24: 7; Marku 13: 8; Lluka 21:11). Duke pasur parasysh që ato janë një fakt i pashmangshëm i jetës, çfarë mund të mësojmë nga katastrofat? Këtu janë gjashtë mësime.

Njerëzit reagojnë ndryshe

Frika e jashtëzakonshme që përshkoi atmosferën i preku të gjithë në forma të ndryshme. Pavarësisht kombësisë, gjinisë, apo prejardhjes së tyre, njerëzit, reaguan në një nga tre mënyrat. Disa bënë gjithçka që mundën për të ndihmuar njerëzit e tjerë. Njerëz të tjerë u bënë egoistë dhe sigurisht, disa ishin thjesht në gjendje shoku, të paaftë për të kuptuar atë që kishte ndodhur.

Mësime nga tërmeti thonë se derisa të përballeni me një situatë të tillë, nuk do të dimë saktësisht se si do të reagonim ne. Këshilla më e mirë është të përqendrohesh vetëm në një gjë. Minutën që ti lejon mendjen të hallakatet, do të fillojnë të lindin pyetje, disa prej të cilave mund të jenë të dëmshme.

Rreziku, me numrin e madh të të plagosurve ishte i dukshëm. Por një i palënduar, në këtë rast, në vend se të mendojë se sa e rëndë është situata duhet të ofrojë ndihmën tij. Dhe pikërisht kjo ndodhi. Vëmendja e merituar që viktimat morën, me siguri i ka bërë të ndiejnë mbështetjen. Kjo krijon besim dhe besimin pasohet nga shpresa.

Shpresa është gjithçka

Njerëzit ndërmarrin veprime bazuar në atë që besojnë se është gjëja e duhur për të bërë. Nëse ata mendojnë se situata është e pashpresë, ata nuk do të ndërmarrin asnjë veprim. Ne ndërmarrim veprime vetëm kur ndiejmë se veprimet tona do të kenë një efekt pozitiv në fund.

Sekondat ecnin mbi fillin që ndante jetën dhe vdekjen. Edhe kur shtyllat e shtëpisë janë lëkundur pa mëshirë, në thellësinë e shpirtit ka pasur një thërrime shpresë se mund të ketë edhe një mundësi. Në ato sekonda llahtarie çdo trup që nuk kishte më një tokë të qëndrueshme në këmbë, i ka thirrur Krijuesit.

Duhet të besosh, edhe përballë vdekjes së menjëhershme, sepse nëse nuk e bën do të thotë se po heq dorë nga jeta. Pali tha se për të vdekja ish fitim, por a e njeh ti Zotin që Pali besonte?

Mësime nga tërmeti tregojnë se pavarësisht se është një situatë jete a  vdekjeje, duhet të besosh se ka një shans dhe të veprosh.

 Bëj atë që mundesh

Ne jemi emocionalë. Ne vihemi në panik kur përballmi me një rrezik të madh. Por është e rëndësishme të mos mbi-reagojmë. Të qëndrosh i qetë është gjëja më e mirë që mund të bësh.

Fatkeqësitë na bëjnë të kujtojmë

Fatkeqësitë na ndihmojnë të kujtojmë të vërtetën tronditëse se jeta jonë është e shkurtër. Trupat tanë janë delikatë, të brishtë dhe vazhdimisht të prekshëm ndaj rreziqeve të paparashikueshme dhe kërcënuese me të cilat përballemi çdo ditë (Isaia 40: 6–8; Jakobi 4:14). Dhe kjo kujtesë duhet të na çojë te Fjalia e Zotit për udhëzim.

Tek Efesianëve 2: 11–12, Pali udhëzoi besimtarët johebrenj të kujtojnë se dikur ishin të ndarë nga Krishti. Tani të bashkuar me të me anë të hirit, ne nuk mund të harrojmë ata që nuk janë të bashkuar. Fatkeqësitë na qartësojnë në mënyrë të frikshme se burra, gra dhe fëmijë të panumërt, të krijuar sipas  imazhit dhe në ngjashmëri me Zotit, qetësisht dhe të verbër ​​shkojnë drejt gjykimit të përjetshëm pa mbrojtjen e Jezu Krishtit në jetën e tyre.

Katastrofat na mobilizojnë

Tërmeti i 26 nëntorit mobilizoi secilin që të shkojë në bashkësinë e tij dhe të ofrojë ndihmë për ata që mbetën pa shtëpi apo më keq akoma, pa të afërmit e tyre.

Në këtë fatkeqësi, kishat u përgjigjën menjëherë materialisht dhe shpirtërisht. Dhe ne besojmë që në ndryshim nga kushdo tjetër që largohet pas ofrimit të ndihmës fillestare, pastorët dhe udhëheqësit e kishave do të rrënjosen në këto komunitete për të ofruar më shumë se ndihma e parë.

Nevojat fizike janë të drejtpërdrejta dhe të dukshme ndaj të gjithë ngrihen për të ndihmuar dhe kjo është diçka shumë e mirë por një pastor gjithashtu i përgjigjet edhe nevojës themelore dhe të përjetshme shpirtërore të komunitetit të tij – nevojës për të njohur një Zot të vërtetë dhe Jezu Krishtin që ai ka dërguar (Gjoni 17:3).

Katastrofat na drejtojnë në një pikë

Fatkeqësitë mund të zvogëlohen, por jo plotësisht të shmangen. Teknologjia mund të ndihmojë, por nuk mund ta çlirojë njerëzimin përgjithmonë nga fundi i jetës, të caktuar në mënyrë hyjnore. Pavarësisht nga fatkeqësia apo mosha, gjithkush do të vdesë dhe do të gjykohet (Zan. 2:17; 5: 5; Hebr. 9:27). Fatkeqësitë kanë një tendencë për t’i drejtuar njerëzit drejt Krishtit. Ngjarjet katastrofike shpesh krijojnë një urgjencë më shumë për t’u shpallur ungjilli.

Po! Në mes të diçkaje të tmerrshme, ne mund ta shohim Zotin që punon në mënyra që ne nuk mundemi. Jezusi premtoi se do të ishte gjithnjë me dishepujt e tij deri në fund të ditëve (Mateu 28:20). Ndaj, kisha e mbushur me Frymën e Shenjtë, duhet t’i drejtojë të prekurit nga katastrofa tek Ai. Le t’i kujtojnë fatkeqësitë natyrore secilit prej nesh hirin e Shpëtimtarit tonë. Mobilizo kishën për të shërbyer me sakrificë dhe drejto sytë e gjithkujt për nga Krishti.

Burimet: 3 Lessons Natural Disasters Teach Us  dhe Life Lessons I Learned From A Natural Disaster

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI