Kur Jezusi ishte përballë me Satanin në shkretëtirë, plani i Atit për shpëtim dhe autoriteti i Jezusit si Mesia, ishin nën sulm.  Pas tundimit të parë, Satani e çoi Jezusin  në pikën më të lartë të tempullit, që ishte 450 këmbë e lartë ( diku tek 137 metër)- në pikën ku Judenjtë hidhnin Mesiat e rremë, profetët e rremë dhe heretikët.—dhe e sfidoi Jezusin të hidhej, duke cituar një psalm që përmbante një premtim nga Zoti.

Përse Satani do ta sfidonte Jezusin të hidhej nga 450 këmbë lartësi? Ai ishte duke u përpjekur që Jezusi të detyronte dorën e Perëndisë Atë që të vepronte në mënyrë të tillë që ishte në kundërshtim me vullnetin e Tij.- që të merrte me mend se Perëndia Atë do ta shpëtonte. Tek Mateu 4:5-7, Satani po sugjeronte “Nëse je Biri i Perëndisë-nëse me të vërtetë e beson Atë-atëherë hidhu nga 450 këmbë lartësi. Provo që premtimi i dhënë në Shkrime do të përmbushet.” Satani po i citonte qartësisht Shkrimin Jezusit!

Djalli jo vetëm që e njeh Biblën-por ai e përdor atë. Por sa herë që e bën këtë ai gjithmonë e shtrembëron. Ai gjithmonë ndryshon kuptimin dhe e nxjerr nga konteksti në mënyrë që të na drejtojë  në rrugë të gabuar. Kështu që duhet të jemi të përgatitur.

Satani përdori një pjesë të shkëputur nga psalmi 91:11, për t’u përpjekur që  Jezusi të tundohej dhe të  shkëmbente mbinatyroren me sensacionalen, të shkëmbente aprovimin e Atit, për aprovimin e njerëzve dhe duartrokitjen e qiellit për duartrokitjen e njerëzve.

Ai e tundoi Jezusin me famën që Ai do të merrte nëse do të shpëtonte nga kjo hedhje prej137 metrash. Por ja tek është një varg që Satani e la jashtë: “Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua. ( Psalmi 91:11)  Kjo frazë e vogël ‘në të gjitha rrugët e tua’, jep kushtin për këtë premtim: Zoti premton që do të sigurojë pë rata që jetojnë nën vullnetin e Tij. Por Satani e shtrembëroi Fjalën e Zotit për ta bërë atë diçka  që nuk ishte dhe nuk është e tillë.

Si fitoi Jezusi mbi këtë tundim? “ Është shkruar”. Jezusi u mbajt sërish tek Shkrimet- duke i përdorur ato siç duhet dhe në kontekstin e duhur. Ai nuk ju dorëzua tundimit për të qenë i famshëm për asnjë çmim.  Ai nuk e vendosi Zotin në sprovë duke e vendosur Veten e Tij në një situatë që ishte jashtë vullnetit të Zotit.  Satani kërkon të na joshë, por Jezusi na tregon ne rrugën drejt fitores: kërko vullnetin e Zotit dhe bindu.

Njësoj si Jezusi, ne duhet të largohemi nga tundimi dhe jot ë qëndrojmë më tepër ty dhe të themi “ Shpresoj që nuk do më gjej gjë.”  Në atë  moment kur t’i largohesh prej tundimit e kërkon Zotin, atëherë do të marrësh fitoren.

Lutje: Atë, të falenderoj Ty për fjalën Tënde dhe për premtimet e mrekullueshme që gjenden në të.  Më ndihmo që të njoh mirë Fjalën Tënde, në mënyrë që të jem i përgatitur kur Satani të përpiqet që të më manipulojë me gjysmë të vërtetat e tij. Unë lutem në emër të Jezusit. Amen.

Jezusi i tha: “Éshtë shkruar gjithashtu: “Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd ( Mateu 4:7)

Jezusi fali
Ki kujdes nga rrugët e shkurtra

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>