Lexo:Mateu 5:13-16

Tila përpiqej të bindte nënën e saj: “Nuk e kuptoj përse s’mund të shkoj; nuk është se do të luaj kumar apo se do të shpenzoj shumë para. Thjesht do të shoh. Xhodi është e gatshme të vijë me mua në kishë nesër, nëse unë shkoj me të këtë pasdite, ndaj mendoj se duhet të shkoj.”

Nëna mohoi me kokë dhe i tha: “Nuk jam e sigurt nëse fëmijët e moshës tënde lejohen të futen në kazino. Sido që të jetë, unë nuk dua që të shkosh atje.”.

Tila kundërshtoi: “Por, mami! Po nëse vjen edhe Xhulia…”.

“Të thashë jo, Tila,” tha nëna e vendosur. E zemëruar, Tila shkoi në dhomën e saj.

Atë pasdite, ajo shkoi për të bërë patinazh në akull me miqtë e saj. Kur u kthye në shtëpi, ishte tejet e trembur: “Kliti gati sa nuk u mbyt sot! Ai po shkonte drejt qendrës së liqenit, pikërisht pas tabelës paralajmëruese, mbi akullin e hollë. Akulli u thye dhe Kliti ra! Ai është me fat që punonjësit arritën në kohë për ta nxjerrë jashtë! Ata përdorën dërrasa, litarë dhe gjëra të tjera për t’u mbajtur e për të arritur tek Kliti. Ai doli jashtë duke u dridhur i tëri. Por ata thanë se do të bëhet mirë.”

Ndërsa shihte e menduar Tilën, nëna i tha: “Faleminderit Zotit! Tila, pse nuk u hodhe brenda dhe ta shpëtoje ti? Verën e shkuar ti more mësime se si të shpëtosh njerëzit që po mbyten.”

Tila e pa nënën e saj me dyshim: “Po bën shaka, apo jo? Kur dikush bie në ujë të mbuluar nga akulli, ti nuk e ndihmon dot duke e ndjekur nga pas. Mund të mbesësh brenda akullit bashkë me të! Ti e di këtë, mami!”

“Po, e di, dhe më vjen mirë që edhe ti e kuptove. Tani mendo pak këtë… kur sheh dikë që po bën diçka të gabuar, ti nuk e ndihmon duke i shkuar nga pas.”- tha nëna. Tila e dinte që ajo i referohej bisedës së mëparshme për të shkuar në kazino. Nëna vazhdoi: “Nëse i shkon nga pas, mund të mbesësh me të në mëkat. Ti duhet të gjesh një mënyrë tjetër për ta ndihmuar shokun tënd.”

“Unë… unë…” Tila filloi të fliste. “Nuk do të luaja kumar… unë thjesht do të shkoja për të parë. Por… Xhodi thotë se shumë kohë më parë mami dhe babi i saj shkonin për të parë lojën, tani dhe ata luajnë madje harxhojnë para, ndaj e di që ke të drejtë.”- pranoi Tila.

Po ti si përpiqesh t’i ndihmosh shokët e tu? A pyet nëse duhet të shkosh me ta në një vend ku tundohesh të bësh diçka të gabuar? A mendon se duke bërë të njëjtën gjë si shoku yt në një aktivitet të gabuar, do ta nxisje atë që të të dëgjojë? Kështu gënjen veten, jo të fitosh shokun. Do të ishte sikur të bëje patinazh mbi akullin që thyhet lehtë dhe të dy do të ishit në rrezik për jetën. Në vend që të bësh gjërat e gabuara me shokun tënd, lutu për të, bëj një jetë të pastër dhe inkurajoje atë që bashkë me ty të bëjë atë që është e drejtë.


Dëshmo duke bërë atë që është e drejtë!

Inkurajuesja personale
Koleksioni i buburrecave të Tonit (vazhdon)

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>