Fatkeqësisht, nuk ka asnjë mënyrë që gripi të shmanget plotësisht, as vaksina kundër gripit nuk na garanton 100 % , pasi ka viruse të ndryshme që qarkullojnë. Megjithatë, ka shumë zakone që mund t’i ndjekim në të përditshmen tonë, në mënyrë që të shmangim gripin. Kjo nuk do të thotë, që të futemi në flluskë magjike apo të qëndrojmë  njësoj si në karantinë brenda në shtëpi, deri sa rreziku të ketë kaluar, përkundrazi këto metoda na ndihmojnë që të krijojmë një trup të shëndetshëm dhe të rrisim imunitetin.

 Mbaji duart e pastra

Laji duart sa më shpesh që të jetë e mundur. Mendo pak, ti i përdor duart për të bërë gjithçka, duke nisur që nga gatimi e  pastrimi, duart tona thuajse gjatë gjithë kohës  janë duke prekur diçka.  Nëse nuk mund të lash duart e tua, sigurohu që të përdorësh antibakterial në mënyrë që të largosh bakteret.  Gjithashtu, shmang kontaktin me sytë, hundët  dhe gojën. Bakteret shpërndahen kur një person prek diçka që është e kontaminuar dhe më pas ata sëmuren sepse prekin sytë, hundën apo gojën,  e ky veprim arrin të infektojë trupin.  

Dezinfekto hapësirat në të cilat jeton

Mundohu që të pastrosh e dezifenktosh  rregullisht  sipërfaqet në shtëpinë tënde, në punë, apo pjesën e sipërme të shtratit tënd.  Njësoj si duart e tua, edhe hapësirat në të cilat jeton preken shpesh, e si pasojë mund të përmbajnë baktere, të cilat mund të të shkaktojnë të sëmuresh. Nëse shtëpia nuk është dezifektuar si duhet,   ti apo anëtarët e tjerë të familjes mund të sëmureni dhe ta transmetoni këtë edhe tek të tjerët.

Kujdesu për veten

Mund të qëndrosh larg sëmundjes, nëse fle mjaftueshëm, qëndron fizikisht aktiv, menaxhon stresin dhe ankthin, qëndron i hidratuar dhe konsumon një dietë të balancuar. Kur trupi yt është i shëndetshëm ai zaptohet nga bakteret. Gjithashtu, gripi nuk të kërcënon dot  njësoj siç ndodh me dikë që nuk është shumë në formë.

Mbaj të pastër personat që ke rreth vetes tënde

Mund të duket thuajse e pamundur që  t’i mbash fëmijët tërësisht larg baktereve por është e rëndësishme që t’i detyroni ata të mbajnë një regjim të rreptë për sa i përket larjes së duarve. Sugjeroju fëmijëve që ata të lajnë duart e tyre për aq kohë,  sa do t’u duhet të këndojnë këngën  “Shumë urime për ty” 2 herë,  e sigurohu që ata do kenë me vete vazhdimisht antibakterialin për duart  gjatë kohës që shkojnë në shkojnë në shkollë. Fëmijët më të vegjël kanë risk më të madh për t’u prekur nga problemet në traktin e frymëmarrjes dhe problemet gastrointestinale, që mund të përhapen tek anëtarët e familjes dhe tek persona të tjerë, sepse më të vegjlit shpesh prekin hundën, sytë, e gojën e tyre pa i larë duart e tyre më parë.

Qesh më shumë!
Revolucioni i Çajit

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>