Holding On To You”

And fly my way out
When I can’t catch my breath
And there’s nothing left to hold on to
I’m holding on to You

Carrollton është grupi amerikan i muzikës së krishterë bashkëkohore.  Grupi është i përberë nga disa instrumentistë dhe vokalisti kryesor i grupit Jeremy. Kënga e tyre më e njohur është “Holding on to you”, e cila ka qëndruar në vendin e parë në klasifikimin e transmetimeve në radiot e krishtera  në.  Së fundmi ata kanë ndarë mesazhin e kësaj kënge përmes një video.

Carrollton thotë: “E kemi shkruar këngën tonë të re, ‘Holding on to You’ (Mbahem tek ti) me mikun tonë Chris Stivens. Atë pasdite ndërsa kompozonim Majkëll erdhi me një zemër të rënduar dhe tregoi historinë e dy miqve të tij që sapo kishin humbur djalin e  dytë. Brenda 6 viteve, në mënyrë tragjike dhe të papritur ata humbën dy djem, njëri 19 vjeç dhe tjetri 26. Ai ndau me ne këtë histori dhe tregoi që e pa këtë çift në kishë ndërsa shtrëngonin duart e njëri tjetrit, dhe këndonin këngë si ‘Zoti ynë është më i madhi, është më i forti’. Ata i këndonin një Perëndie besnik që besojnë se është në anën e tyre dhe me ta.  Kjo këngë nisi si historia e tyre, si një mundësi për të ndarë dëshminë e tyre me sa më shumë njerëz.

Tre muaj pasi shkruam këtë këngë, mora një nga ato telefonata që shpreson të mos i marrësh kurrë. Në mesnatë babai më telefonon dhe më thotë se nëna ime ishte ndarë nga jeta. Ajo ishte 60 vjeç, e shëndetshme, e re dhe e bukur. Fansja jonë numër 1. Ajo humbi jetën nga një atak në zemër. Menjëherë kjo këngë u bë kënga jonë. Është një këngë që më inkurajon mua, vëllanë tim, babin tim, sepse është një këngë që e besojmë.  Ne besojmë që mund të mbahemi tek Jezusi dhe kjo nuk është thjesht një shpresë që urojmë,  por ne besojmë që Jezusi është i vërtetë, ne besojmë tek ringjallja e tij. Ne besojmë që ka shpresë përmes ringjalljes së tij. Gjatë kësaj kohe kam zbuluar se dhimbja mbetet dhimbje por pikëllimi vajtimi ka ndryshuar përgjithmonë për shkak të ringjalljes, për shkak se shpresa është e vërtetë.

Kur e shkrova këtë këngë nuk e kisha menduar se do ishte kënga e fundit që do të luaja për nënën time, ulur pranë zjarrit. Nuk do ta mendoja se do ishte kjo kënga që do luanim në funeralin e  saj. Por kjo është kënga që ajo do donte të dëgjonte, sepse gjithë jeta e saj mbartte një mesazh që ne mund të mbahemi tek një Perëndi i mirë dhe besnik. Prandaj çdo natë kur e këndojmë këtë këngë dhe ndajmë këtë histori, kjo më ndihmon mua dhe familjen time dhe më kujton për shpresën që kemi. Gjithashtu dëshirojmë që të kjo këngë të sjellë shpresë dhe tek ju.” 

 

 

 

Krijuar për mua
7 Duetet më të mira në muzikën e krishterë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>