Ne i drejtohemi me shumë zell kafes për të qëndruar zgjuar. Dhe nuk ka një titull më të saktë për të emërtuar marrëdhënien me kafen se sa një marrëdhënie dashuri-urrejtje. E duam shumë për shijen dhe efektin e zgjimit por nga ana tjetër e urrejmë për faktin që na bën të varur dhe ka edhe ndikime negative për ne. Ndaj duke dashur të vijmë në ndihmë do të ndajmë me ty 10 këshilla se si ta përdorësh kafen në mënyrë të shëndetshme.

 

Bëj aq gjumë sa duhet

Nëse varesh nga kafja për tu zgjuar në mëngjes dhe pastaj pi përsëri kafe ndërmjet mëngjesit dhe drekës për të qëndruar në këmbë, ti ose ke mungesë gjumi ose ke bërë gjumë të parehatshëm. Rregulloje gjumin përpara se të vraposh te doza jote e kafeinës.

Dhimbja e kokës

Disa lloje të dhimbjeve të kokës mund të parandalohen duke pirë kafe. Por funksionon vetëm në disa lloje të dhimbjes së kokës dhe vetëm disa herë.

Migrena

Nga ana tjetër, disa njerëz me migrenë e kanë identifikuar kafen si një nga ushqimet që e nxisin migrenën. Nëse kafeja të shkakton migrenë, jepi lamtumirën e trishtë.

Kaloritë

Kafeja e zezë nuk përmban kalori, por mund të shkosh nga 0 në 700 menjëherë me kafet e ëmbëlsuara. Shimë dietolog e nënvlerësojnë sasinë e kalorive të këtyre kafeve të cilat janë edhe më të shtrenjta. Prandaj këto kafe që të fuqizojnë të japin kaloritë e një vakti të tërë .

Kafe pa kafeinë

Mund të porosisësh kafe pa kafeinë, por mbaj mend që në restorant ku ka shumë lëvizje apo fast food, kafetë mund të harrohen fare nga kamerierët.

Çrregullime të gjumit

Nëse ke probleme me pagjumësinë apo me çrregullime të tjera të gjumit, ndërpre një sasi të kafeinës nga të gjitha produktet që e përmbajnë ose të paktën mos i përdor pasditeve.

Urthi

Hiq dorë nga kafja nëse ke urth apo refluks gastrik – edhe kafja pa kafeinë e përkeqëson këtë gjendje.

Depresioni

Ndihesh i zymtë? Merr një filxhan kafeje. Studiuesit tregojnë se ata që pinë kafe kanë nivele më të ulëta të depresionit edhe pse arsyeja e kësaj nuk dihet. Ka mundësi që kafeja nxit disa hormone në tru që janë të lidhur me humorin: dopaninën dhe serotoninën.

Dehidratimi

Të pish kafe nuk të hidraton njësoj si të pish ujë. Nëse pi kafe, ajo nuk i ul nevojat për ujë. Ka disa debate rreth faktit se sa hidratuese mund të jetë kafja por e sigurt që nuk është.

Si e shkatërrojnë martesën tënde rrjetet sociale
Mjaft jetove në kaos

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>