Child Cat 14 JuneKur Elda po nxirrte macen nga dhoma e saj e gjumit, në korridor ndeshi nënën. Ajo i buzëqeshi. “Qenke zgjuar. A ndihesh më mirë?”

Elda iu përgjigj: “Jo dhe aq, por Topi i Borës kërceu mbi kafazin e Zigit.” Ajo tregoi me gisht. “Dhe shikoje pak brejtësin tim të marrë. Hidhet gjithandej brenda kafazit sikur të dojë të dalë jashtë. Zigi nuk e di që jashtë është një mace që pret ta kapë.”.

Nëna tundi kokën dhe i tha: “Pa dyshim që ai nuk e di gjithnjë se çfarë është më e mira për të. Do ta nxjerr unë jashtë Topin e Borës, dhe ti shko të shtrihesh. Dëshiron pak lëng frutash?” Elda tundi kokën ndërsa nëna mori macen.

Kur nëna u kthye, Elda qëndronte shtrirë në shtrat duke vështruar tavanin e errët. Ajo u ankua: “Nuk e kuptoj përse duhet të sëmuresha sot. Konkursi i basketbollit për vajza është pas mësimit, dhe unë u luta gjithë mëngjesit që të shërohesha në mënyrë që të luaja. Por fyti vazhdon të më dhembë dhe ndihem keq. Kjo nuk është e drejtë.”.

“E di që ndihesh ashtu, por…”– i tha ajo me keqardhje. Pastaj u ul në anë të krevatit dhe vazhdoi: “Më thuaj, përse nuk e lejove brejtësin tënd që të dilte jashtë kafazit pak minuta më parë?” “Ta lija jashtë ndërkohë që Topi i Borës ishte ende këtu? Zigi mund të ishte ngrënë tani! pyeti Elda me habi. Nëna vazhdoi:

Qëndrimi në kafaz e mbrojti atë, dhe ndonjëherë vështirësitë, që Perëndia lejon të përballim, na ruajnë dhe na çlirojnë nga probleme më të mëdha.”.

Elda mendoi për fjalët e nënës së saj. Ajo ngriti supet dhe tha: “Nuk e kuptoj se nga cilat telashe më ka ruajtur sot sëmundja ime.”.

Nëna buzëqeshi: “Mbase brejtësi yt nuk e vuri re

telashin nga i cili po e ruaje, dhe mbase ti nuk do të ishe futur në telashe sot. Perëndia mund të jetë duke të dhënë disa mësime, mbase që të jesh e duruar ose që thjesht t’i besosh Atij kur nuk e kupton përse ndodh diçka. Unë nuk e di përse ti u sëmure sot… por e di që Perëndia të do dhe bën më të mirën për ty, ashtu siç bëre edhe ti më të mirën për Zigin.”.

Elda shfryu, por më pas pohoi me kokë: “Do të përpiqem ta kujtoj këtë.”.

A e fajëson Perëndinë kur nuk të pëlqen diçka që të ndodh? A mendon se Ai është i padrejtë kur gjërat nuk shkojnë mirë për ty ashtu siç shkojnë për të tjerët? Lejoje Atë të të afrojë më pranë Tij përmes vuajtjeve me të cilat të lejon të përballesh. Besoji Atij, duke e ditur se Ai të do dhe që të gjitha rrugët e Tij janë të drejta dhe të mira.

Fituesit e vërtetë
Procesi i pastrimit

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>