Child 10 JuneZemra e Anës rrahu fort teksa vështroi vëllanë e saj të vogël, në një degë mes majave të pemëve. “Mund t’ia dalësh!”- i tha ai Anës. E motra iu përgjigj:

“Ti e ke të lehtë ta thuash, Keli. Nuk po qëndron mbi një trung 9 metra të lartë!” Kjo ishte hera e parë që ajo merrte pjesë në një aktivitet me litarë në një ekspeditë me kishën e saj, dhe tani duhet të ecte mbi një trung sikur të ishte një tra ekuilibri.

Ana pa babanë e saj poshtë dhe e pyeti: “Je i sigurt që litari do të më mbajë nëse unë bie?”.

“Shumë i sigurt,” tha babai.

Ana e shtrëngoi edhe njëherë litarin e sigurimit që ishte lidhur në pajisjen në trupin e saj. Ajo mori zemër duke u bërë gati të hidhte hapin e parë. “Unë mund t’ia dal,” tha ajo me vete. “Po rashë, litari do të më mbajë. Thjesht duhet të hedh hapin.” Ajo i fshiu duart e saj të djersitura tek pantallonat xhins, mori frymë thellë dhe u nis për të ecur mbi trung. Hapi i parë që hodhi ishte i vogël. Më pas hodhi një tjetër.

Më pas edhe një tjetër. Shumë shpejt ajo e kaloi trungun.

“Të lumtë! Tani do të të ul përtokë.” – thirri babai.

“Je i sigurt që litari do të më mbajë?” pyeti Ana. Babai iu përgjigj: “Po. Më beso! Thjesht bej pak përpara, dhe do të marrë.” Ana veproi ashtu siç e udhëzoi babai dhe gulçoi e çliruar kur ndjeu shtrëngimin e litarit në mesin e saj. Më pas ajo i ngriti këmbët nga trungu dhe dalëngadalë zbriti poshtë.

“A u kënaqe?” pyeti Keli, ndërkohë, babai po hiqte pajisjen e Anës nga litarët. Ajo iu përgjigj:

“Po, u kënaqa! Megjithëse kisha shumë frikë atje lart. E dija që litari do të më mbante, por unë

nuk e ndjeja. U ndjeva më e sigurt kur u largova nga trungu dhe kur po tërhiqesha me litar.” Babai komentoi: “E di, litari nuk po të mbante vetëm atëherë kur ti po e ndjeje. Ai po të mbante gjatë gjithë kohës. Ti thjesht nuk e kontrollove atë.” Ai heshti dhe më pas shtoi: “Dhe kjo më bën të mendoj për Perëndinë.”.

Ana u mendua për një çast dhe pyeti: “Do të thuash se ndonjëherë, kur jeta bëhet e ashpër, na duket sikur Ai nuk është atje? Por, e ndjejmë apo jo, Perëndia është me ne gjatë gjithë kohës, duke u kujdesur për ne, kështu?” Duke buzëqeshur, babai pohoi me kokë.

“Si thua, do të kthehesh sërish atje lart dhe të ecësh sërish mbi trung?” pyeti Keli.

Ana ngriti litarin e sigurimit dhe buzëqeshi. “Po, do të kthehem përsëri.”

A ka periudha në jetën tënde kur të duket sikur Perëndia nuk është me ty? Kur ndodhin gjërat të këqija ose kur të duket sikur Perëndia nuk po i përgjigjet lutjeve të tua, a fillon të pyesësh nëse Ai kujdeset për ty apo jo? E vërteta është që Perëndia nuk do të të lërë asnjëherë. Ai ka premtuar se do të jetë gjithmonë me ty. Kështu, në vend që të mbështetesh tek ndjenjat, mbështetu në Fjalën e vërtetë të Perëndisë. Dhe megjithëse mund të duket sikur Ai nuk është atje, rri i qetë sepse Ai vazhdon të kujdeset për ty.

Taksa! Taksa!
Bëje tani

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>