Liria përmes kënaqësisë…

A ke vështirësi me menaxhimin e parave?  A të duket sikur nuk ke kurrë aq sa për të bërë atë që dëshiron? Ndoshta në fshehtësi e ke zili pasurinë financiare të të tjerëve. Edhe nëse ke shumë, edhe nëse ke pak para, derisa të besosh që paraja që ti zotëron nuk është paraja jote por e Perëndisë, financat e tua do të jenë gjithnjë burim pakënaqësie. Ati ynë qiellor zotëron gjithçka, e me gjithë këtë, ne shqetësohemi dhe brengosem se nuk kemi aq sa na duhet.

Ne manipulojmë të tjerët vetëm e vetëm që të marrim më shumë . . . pastaj kalojmë në agoni kur humbasim atë që kemi. Liria nga ky preokupim me paranë (zgjedha financiare) ka të bëjë me më shumë sesa thjesht patjen e aq parave sa duhen për tu prehur në hijen e një mënyre të begatë jetese. Është më shumë sesa thjesht mësimi se si të krijosh një buxhet për shpenzimet, për të kursyer rregullisht,  apo për të investuar me mençuri. Liria e vërtetë financiare ka të bëjë me të qenurit i kënaqur me atë që të jep Perëndia. Dhe kënaqësia është një çështje zemre!

“Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni.” (Hebrenjve 13:5)

 Si të anulojmë borxhin nëse jemi duke u sfiduar me të?

 1.Identifiko situatën tënde të debisë

  • Bëj inventarin e pasurive të tua.
  • Identifiko të ardhurat e tua.
  • Përshkruaji borxhet e tua.
  • Faturat e përafërta mujore. 

2.Shqyrtoje mënyrën tënde të jetesës

  • Shqyrto se çfarë nuk ke të domosdoshme.
  • Shiko se çfarë mund të zëvendësosh.
  • Rishqyrto dhënien e dhuratave

 3.Ndërmerr veprime për sa i takon financave të tua

  • Paguaj më shumë për të larë borxhet më  shpejt.
  • Ndryshoje mënyrën tënde të jetesës.
  • Cakto një plan kursimesh.
  • Cakto një plan dhënieje.

 “Çlirohu si gazela nga dora e   gjahtarit, si zogu nga dora e atij  që kap zogjtë.” (Fjalët e Urta 6:5)

 4.Cakto qëllime financiare

  • Rendit shpenzimet që do të bësh në të ardhmen.
  • Shqyrto ndryshime të ardhshme në karrierë.
  • Përgatitu për ndryshime familjare.
  • Deklaro qëllimet e tua të ardhshme financiare. 

 Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Çelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.”

Na kontaktoni në qender_keshillimi@yahoo.com, P.O.BOX 29 14 Tiranë

Probleme të mundshme me borxhin
Beqaria

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>