Në Ditën Ndërkombëtare të Librit nuk mund të mos përmendnim Librin e Librave: Biblën. Deri më sot mbetet libri më i shitur në të gjithë botën i të gjitha kohërave me një shifër rekord që shkon në 5 miliardë kopje.

 

Ja disa fakte interesante që vlen ti përmendim:

 

Çdo vit shiten më shumë se 100 milionë kopje të Biblës.

Bibla është shkruar në tre gjuhë, hebraisht, greqisht dhe në gjuhën aramaike.

Shumica e Dhjatës së Vjetër është shkruar në hebraisht, që ishte gjuha e lexuesve të saj të parë. Disa pjesë si Esdra dhe Danieli u shkruan në gjuhën aramaike. Ndërsa Dhjata e Re u shkrua në gjuhën greke, gjuha më e përdorur e asaj periudhe kohore.

Bibla përmban 611,000 fjalë.

Por me siguri ky nuk është numri I sakte i fjalëve në Biblën tuaj. Kur Bibla përkthehet në një gjuhë tjetër, përkthyesit përpiqen të përdorin më shumë fjalë për të dhënë kuptimin e pasazhit.

Bibla është shkruar nga më shumë se 40 autorë të ndryshëm.

Autorët e librave të Biblës më së shumti janë disa nga heronjtë e besimit judaik dhe atij të krishterë. Moisiu njihet si autori i pesë librave të parë të Biblës, ndërsa pjesa tjetër i atribuohet profetëve, emrat e të cilëve janë mbi çdo libër të shkruar prej tyre.

Në Bibël ka të paktën 185 këngë.

Rreth 150 prej tyre janë në librin e Psalmeve. Por përgjatë Dhjatës së Vjetër dhe Dhjatës së Re, njerëzit këndojnë këngë për Perëndinë ose ngjarjet në jetën e tyre. Madje 185 është vetëm një minimum duke qenë se ka shumë pjesë të shkrimit që mund të specifikohen si këngë, apo psalme.

Bibla e plotë është përkthyer në rreth 532 gjuhë.

Ndërsa pjesërisht ajo është përkthyer në 2883 gjuhë të ndryshme të botës.

Bibla më e madhe në botë peshon përafërsisht 500 kg.

Kjo Bibël është ndërtuar nga Louis Waynai në vitin 1930 I përmasave 110 cm i gjatë dhe 250 cm i trashë.

Këto ishin shtatë fakte rreth Biblës, komentoni më poshtë për ato fakte që ju i dini dhe që vlejnë të përmenden.

David Platt lutet për Presidentin Trump pasi ai shfaqet papritur në kishë
Të pasur në libra, të varfër në lexim

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X