librat 2Kur ka qenë hera e fundit që keni  lexuar një libër apo një artikull të gjatë në një revistë?  A lidhen zakonet e leximit tuaj  zakonisht me  përditësimet në facebook, apo  në tweet-er?  Nëse jeni një  nga shumë njerëzit të cilët nuk zbatojnë një rutinë  të rregullt leximi, mund të jeni duke humbur shumë.  Të lexuarit , sjell disa benefite të rëndësishme, një pjesë të tyre  e kemi listuar si më poshtë:

1.Të lexuarit të stimulon mendjen

Studimet kanë  treguar se kur qëndroni i stimuluar mendërisht, mund të ulni rrezikun apo të parandaloni mundësinë për sëmundjen e Alzheimerit dhe Dementias.  Nëse e mbani trurin tuaj aktiv, kjo e lejon atë që të mos humbasë energji. Njësoj si çdo muskul tjetër në trup edhe truri kërkon ushtrime  për të qëndruar i fuqishëm dhe i shëndetshëm.  Nëse ndërtoni   gjëra të ndryshme me puzzle, apo luani shah,  kjo do t’iu ndihmojë  në stimulimin konjitiv, pra në stimulimin e mendjes suaj.

  1.   Të lexuarit redukton Stresin

Nuk ka rëndësi se sa shumë stres mund të keni në punë, në marrëdhënien tuaj personale apo  në  të gjitha gjërat me të cilat përballeni gjatë ditës. E gjithë situata zbehet kur e humbet veten në leximin e një historie të shkëlqyer.  Një novelë e shkruar mirë mund të të çojë në realitete të tjera, ndërkohë që një artikull argëtues mund të  të shpërqëndrojë nga situata jote. Edhe përse të mban në kohën e tashme, artikulli lejon që ta çlirosh tensionin dhe  të relaksohesh.

  1. Të lexuarit të jep dije.

Çdo gjë që lexoni e  mbush mendjen tuaj  me copëza të reja informacioni dhe kurrë nuk mund ta dini  se kur mund t’iu  nevojitet ky informacion. Sa më shumë dije që të keni, aq më të  përgatiur jeni që të përballeni  me çfarëdolloj sfide.  Dijen që merrni nuk mund ta largoj askush prej jush.

      4Të lexuarit zgjeron fjalorin.

Sa më shumë lexoni, aq më shumë ekspozoheni  ndaj fjalëve të reja dhe ato e gjejnë rrugën vetë drejt fjalorit tuaj të përditshëm.  Të jeni i artikuluar dhe të flisni mirë, ju ndihmon në çfarëdolloj profesioni. Nëse ndiheni  i sigurtë  kur u flisni shefave tuaj,  kjo mund të të rrisë vetëvlerësimin. Mund t’ju ndihmojë në karrierën tuaj.  Ata që  janë njerëz të lexuar e flasin mirë, kanë dije mbi  çështje të ndryshme, e kështu që  eprorët  kanë  një tendencë për t’i  ngritur më shpejt në pozicione më të larta.  Të lexosh libra është thelbësore për të mësuar gjuhë të reja, pasi e shikon ekspozimin e fjalës të vendosur në kontekst, gjë e cila do të përmirësoj të folurën dhe rrjedhshmërinë në të shkruar.

  1. Të lexuarit të përmirëson memorien.

Kur lexoni një libër, ju duhet të mbani  mend personazhet që ishin të përfshirë,  të shkuarën e tyre, ambiciet, historinë, nuancat dhe mënyrën sesi ata prezantohen.  Ndoshta duken shumë gjëra për t’u mbajtur mend, por truri  është një organ i mrekullueshëm dhe i mban mend lehtësisht.  Është shumë e mrekullueshme të dimë se çdo kujtim që ju krijoni, formon sinapse të reja.

  1.  Të lexuarit të argëton.

Shkoni dhe kërkoni diçka të re për të lexuar!

Ka zhanre të ndryshëm leximi, për çfarëdo lloj lexuesi në planet. Kështu që pavarësisht nëse shijet tuaja shtrihen në literaturën klasike, në poezi, në revistat e modës, biografitë, guida për ndihmën e  vetëvetes, apo në novelat romantike, ka gjithmonë diçka aty brenda që mund të kapë kureshtjen dhe imagjinatën tuaj. Largohuni  nga kompjuteri për ca kohë, merrni e hapni një libër dhe rifreskojeni shpirtin tuaj për pak.

 

Pajisjet elektronike duhen ndaluar për fëmijë poshtë moshes 12 vjeç.
Efektet psikologjike të muzikës

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>