Lajmi Fundit
prev next

Libri “Lëvizja Protestante te shqiptarët, 1816–1908” nga David Hosaflook u promovua ditën e hënë në Prishtinë.

Pastor Femi Cakolli vlerësoi këtë vepër duke thënë: “Nuk po mbajmë sot në dorë vetëm një libër, por një bibliotekë të një çështje me rëndësi e interes sa shpirtëror po aq edhe kombëtar siç është lëvizja protestante midis shqiptarëve.

Edhe sipas studiuesit Xhevat Lloshi, Albanologu David Hosaflook solli veprën e parë kronologjike që shënon ndikimin e protestantizmit në gjuhën dhe letrat shqipe, nëpërmjet misionarëve shqiptarë protestantë. Më konkretisht ai është shprehur: “Është mbështetur në një dokumentacion shumë të pasur. Ka një bibliografi gjithashtu shumë të pasur duke përfshirë edhe libra, jo vetëm në gjuhën shqipe, po edhe në literaturë të huaj për lëvizjen protestante. Dhe të gjitha këto janë trajtuar me një përpikëri, me një kujdes për të nxjerrë përfundime të argumentuara, jo se dua unë kështu.”

Vetë autori ka ardhur në Shqipëri në moshën 22 vjeçare, si misionar në Shkodër. Ai tha se tani që ka në dorë këtë libër ndjen në shpirt gëzimin e një nëne kur lind fëmijën.

Gjatë fjalimit të tij David Hosaflook me humor shprehet: “Në maternitet fillojnë pyetjet: “Sa ka peshuar?” “Sa i gjatë është fëmija?” “O sa i bukur!”, dhe nëna gjithmonë thotë “Fëmija më i bukur që kam parë.”. Edhe kur mora librin sot thash: “Ua, peshon, është i rëndë”.

Gjithashtu autori tha se bëri rrugë të gjatë dhe jo të lehtë. Që ndriçojë disa fakte e ngjarje historike të cilat në librin e tij, tha se i paraqet për lexuesin. Ai insiston se të gjitha konstatimet e tij janë të argumentuara.

Pjesë nga libri “Lëvizja Protestante te shqiptarë, 1816–1908”

Ndonëse Lëvizja Protestante ndër shqiptarët është paraqitur me fakte dhe burime, për mendësinë shqiptare ndikimi i kësaj veprimtarie mezi mund të llogaritet shkencërisht. Për shembull, kemi vërtetuar se ishin botuar rreth 60 000 kopje të Shkrimeve të Shenjta dhe librave fetarë në shqip, në vitet 1824 -1912, por si mund të matet përfitimi shpirtëror i tyre? Mund të përmendim emrat e rreth 55librashitësve shëtitës, të cilët u ranë kryq e tërthor viseve shqiptare me librat e tyre, por si mund të matet gëzimi i fëmijëve shqiptarë, kur kanë lexuar për herë të parë fjalën shqipe? Mund të bëjmë krahasime analitike të botimeve në gegërisht e në toskërisht, por si mund ta rrokim ndikimin psikologjik që këto botime kanë pasur për vetëdijen kombëtare?

Mund të përmendim rastet konkrete kur rilindësit u kanë shprehur mirënjohje shoqërive dhe misionarëve protestantë për rolin e tyre në lëvrimin e gjuhës shqipe dhe në fushën e arsimit, por si mundtë matet frymëzimi që këta rilindës kanë përjetuar në zemër teksa vërejtën pasionin, përkushtimin, përndjekjen dhe frytet e veprimtarisë protestante midis popullit të tyre? Këto pyetje duhet të shqyrtohen në forume të tjera, por përgjegjësia e këtij disertacioni ka qenë për të shtruar në mënyrë sa më faktike dhe, për herë të parë, kronologjinë e Lëvizjes Protestante midis shqiptarëve deri në vitin 1908.

Burimi: Kosova Jemi Një

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve
Këpucët e Krishtlindjes - Isha i zbathur dhe ju më mbathët

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X