Sot në programin Zgjohu Pozitiv kemi folur për kursimet. Eshtë shumë e rëndësishme të kursejmë, por edhe t’i nxisim të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.137894111_476x290

Në këtë material do të gjeni disa gjëra të rëndësishme që duhet t`i dini për kursimet të cilat mund t’i bëni praktike.

Kursimet na mësojnë t’i përdorim paratë në mënyrë më racionale dhe të ndërgjegjësohemi mbi vlerën e tyre të vërtetë. Kursimi është një zakon shumë i dobishëm, pasi na jep siguri dhe na ndihmon që t’i përballojmë me lehtësi situatat kur kemi nevojë të menjëhershme për para. Me kursime nuk nënkuptojmë vetëm ruajtjen e parave, por njëkohësisht investimin e tyre në një periudhë të nevojshme.

Vendimi më i vështirë dhe më i rëndësishëm që ju duhet për të ardhmen tuaj është që të jeni të bindur se : “Doni të kurseni”.

Kursimet nënkuptojnë ruajtjen e parave dhe investimin e tyre në një periudhë të nevojshme.

Ne duam t’ju japim disa këshilla praktike për kursime.

  • Përcaktoni qëllimin e kursimit tuaj

Në këtë mënyrë ju do të motivoni veten për të kursyfinances-176589208er në mënyrë të rregullt. Përcaktoni shumën që dëshironi të kurseni çdo muaj (përshtateni shumën me të ardhurat dhe kostot tuaja mujore). Jini këmbëngulës – pranojini kursimet si detyrimin tuaj mujor

  • Kontrolloni shpenzimet që bëni
  • Zvogëloni kostot e faturave tuaja
  • Jini këmbëngulës – pranojini kursimet si detyrimin tuaj mujor
  • Kurseni deri në masën sa nuk do ta lini veten keq
  • Kursimet tuaja mund t’i filloni që nga shporta juaj e përditshme.

Mënjanoni rutinën e të bërit pazar vetëm në një dyqan të cilin ju e keni më afër. Bëni krahasimet në dyqane dhe do të vëreni se vetëm në gjërat themelore të kuzhinës ju mund t’i kurseni disa lekë.

  • Kurrë mos u nisni në dyqan pa e përpiluar një listë me gjërat elementare.da5a33cf0d06df31f6aacad629d114a9
  • Bëhuni më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.
  • Shfrytëzoni në mënyrë sa më racionale ujin.
  • Shmangni udhëtimet e shkurtra me makinë.

Gjithkush mund të kursejë, varësisht nga të ardhurat që ka!

Dita botërore e punëtorëve
Higjena e gojës

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>