Shumë shpesh, njerëzit që na kanë lënduar më shumë, kanë qënë ata njerëz që kanë folur shumë bukur për  dashurinë apo romancën.   Një burrë që ka tradhëtuar, mund të ketë thënë fjalë të mrekullueshme dashurie.  Dhe po ashtu edhe shumë njerëz të tjerë të rëndësishëm në jetën tonë, na kanë siguruar për dashurinë e tyre, por ndërkohë na kanë lënduar shumë fort, na kanë braktisur dhe nuk janë rikthyer më.  Pra, mund të themi se fjalët nuk janë garanci për dashurinë.

Një lumë me fjalë të  bukura dhe ndjenja të pasinqerta që përshkruhen aq bukur, shumë shpesh  dërrmojnë kuptimin e vërtetë të tre fjalëve që duhet të  jenë fjalët më të çmuara: “Unë të dua”. Në mes të gjithë ëmbëlsisë të shtirur të krijuar prej fjalëve të pavërteta,  si mund të jemi të sigurtë dhe t’u  besojmë këtyre fjalëve, kur ato vijnë nga goja e shpëtimtarit tonë?

Mund t’i besojmë dashurisë së Tij. Jezusi e tregon dashurinë e tij duke zbritur për ne nga  lartësitë më të mëdha. Një Romeo mund të ketë kënduar për të dashurën e tij  poshtë dritares,  vetëm për t’u larguar mëngjesin tjetër.  Një baba mund të ketë deklaruar dashurinë e tij, e në momentin që fëmijën e ka zënë gjumi në shtrat, ai ka ikur nga shtëpia, për të mos u kthyer më. Një shok mund të ketë qëndruar krah për krah me ty për disa kohë, duke qeshur më vonë, me atë që dukej se ishte dashuri. Ai preferoi të udhëtonte një copë rruge me ty  dhe pastaj të linte pas gjithçka.

Por Jezusi nuk e deklaron dashurinë e Tij nga poshtë dritares sate, pranë shtratit tënd ose gjatë ecjes së bashku me ty. Ai e deklaron atë nga lart. Jezusi nuk pëshpëriti se të do gjatë një darke ku ishin ndezur qirinjtë. Ai nuk dërgoi një kartolinë dhe lule nga qielli. Ai nuk shkroi një poemë në re për ty. Ai zbriti për t’u kryqëzuar. Ai thotë se të do ty, ndërsa mëkatet e tua ngulnin gozhdë në duart e tij dhe e varnin Atë në kryq.  Ai nuk tha thjesht të dua, Ai vdiq për të treguar se të donte në mënyrë të paimagjinueshme.

( Romakët 5:8)

Pra, si mund ta dini se Jezusi me të vërtetë ju do? Si mund ta besoni me të vërtetë se dashuria e tij nuk do të largohet si të tjerët që ju kanë braktisur? Shikoni vendin ku Perëndia shfaq dashurinë e tij për mëkatarët. Çdo plagë, çdo pikëllim, çdo gozhdë ndriçon dritën e dashurisë. Çdo gjemb që duroi në ballin e tij, çdo kamzhik që duroi në shpinë, çdo tolerim i Tij për talljen dhe mjerimin që u bë mbi të,  gjëmojnë fort  pas fjalëve të tij të dashurisë. Ai nuk na dha një trëndafil të kuq; ai derdhi gjakun e tij të kuqërremë për të faktuar si të vërtetë rrëfimin e Tij.   Ne e çnderojmë atë kur shohim kryqin dhe nuk vëmë re asgjë më shumë se  një dashuri të pabesë njerëzore. Të tjerë mund t’ju kanë braktisur; ai nuk e bëri. Të tjerë mund të kenë thyer premtimet, ai nuk e bën. Dashuria e të tjerëve mbaroi ose u thye në vdekje, por e tija jo.

Nëse ndihesh i humbur, kthehu në shtëpi për të ndjerë dashurinë e Perëndisë. Nëse e njeh Jezusin, mund të ngrohësh zemrën vazhdimisht nga flakët e kësaj dashurie. Shpëtimtari ndërtoi një përkujtim të përjetshëm të dashurisë në vdekjen e Tij në majë të një kodre. Nga këto lartësi, Ai dëshmoi besueshmërinë e tij. Ai e ngriti fjalën e Tij të dashurisë duke ngritur trupin e dërrmuar në kryq. Fjala e Tij qëndron aq larg dyshimit, sa qëndron sot trupi i Tij larg kërcënimit të  shtizave romake.  Ai është pafundësisht i besueshëm dhe kurrë nuk do të largohet prej nesh.

Shënim i Greg Morse për Desiring God.

Mënyra të thjeshta për t’u ndier më mirë
Kosovë, gëzuar 11 vite Pavarësi!

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X