I keni kaluar 30 vjet nga jeta juaj? Ju tashmë i keni krijuar kujtimet më të bukura të jetës! Gjatë kohës kur njerëzit janë 30 vjeç, ata tashmë i kanë krijuar kujtimet më të bukura të jetës së tyre, thonë studimet e fundit nga revista “Memory”.

clock-memoriesShumë ngjarje në jetë, si martesa dhe lindja e fëmijëve, u kishin ndodhur njerëzve në moshën më të re.“Kur njerëzit shikojnë prapa jetës së tyre dhe i kujtojnë kujtimet më të rëndësishme, ata më së shumti i kujtojnë zhvendosjet, shkollën e mesme, punën e parë, martesën, eksperiencën ushtarake dhe lindjen e fëmijëve”, tha Kristina Steiner, një studente e mjeksisë.
Në studimin e parë, zbuluesit biseduan me njerëz të ndryshëm të komuniteteve, prej moshës 59 deri 92 vjeç.

 

memories_will_never_fade_away__by_franzeyfragilityTë gjithë pjesëmarrësit kishin për detyrë të tregonin përjetimet e tyre në jetën e mëhershme, për 30 minuta. Një javë më pas, pjesëmarrësit i ndanë tregimet në disa pjesë. Studiuesit gjetën se kur ata i treguan tregimet e tyre, ngjarjet më të rëndësishme apo më të bukura kishin ndodhur gjatë moshës 17 deri 25.

Disa kujtime të tjera ndoshta jo të bukura apo ngjarje të papritura që kishin ndodhur gjatë moshës 15 deri 30 vjeç, gjithashtu kishin mbetur në memorie.

downloadShumë studime kanë gjetur vazhdimisht se kur të rriturve u kërkohet të mendojnë për jetën e tyre dhe t’i tregojnë kujtimet, ngjarjet që ndodhin në mes moshës 15 deri 30 janë të mbi-përfaqësuara. “Dua të di se pse ndodh kjo”, tha Shtajner. Pse nuk tregojnë shumë kujtime të moshës 30 deri në 70 vjeç? Çfarë është ajo që i bën ngjarjet e moshës 15 deri 30 vjeç të kujtohen dhe të mbesin në memorie?

Tregimet tona jetësore janë identiteti ynë. Duke shikuar tregimet jetësore, studiuesit mund të parashikojnë nivelet e mirëqenies dhe përshtatjes psikologjike te të rriturit. “Terapistët klinik mund të përdorin terapi narrative të përjetshme për të ndihmuar njerëzit të punojnë me çështjet dhe problemet e tyre në jetë”, tha Shtajner.

Peyton Manning
3 Menyra per te perballuar te Henen

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>