Lexo: Fjalët e urta 3: 21-26

Ndërsa po fikte radion e makinës babai tha: “Shprehja e vjetër që thotë, lajmi i keq përhapet shpejt, rezulton shpesh e vërtetë. Kam dëgjuar mjaft lajme të këqija për sot.” Kristali, duke vëzhguar gjithë ankth nga xhami i makinës, pyeti: “Ai djali në radio po fliste për ca të burgosur të arratisur. A mendoni se janë akoma në këtë zonë? Unë… .”

“Shiko”- e ndërpreu Gavin-i.  Ai tregoi me gisht andej nga po dilnin re tymi në qiell. “Duhet të ketë rënë zjarr andej!”  “Ç ‘është kështu, në fillim dëgjojmë për të arratisur nga burgu dhe tani shohim zjarr! Duket sikur është i madh.” Babai tha: “Mendoj se do të kalojmë pranë tij.” Kishte të drejtë. Pas pak ata mundën të shihnin se ç’po ndodhte. Ndërsa po bënte më tutje që edhe të tjerët ta shihnin zjarrin, babai tha sërish : “Zjarri qenka nën kontroll. Mesa duket një fermer po djeg ca barëra të këqija.” Gavini shton: “Duket sikur po bën një kufi për zjarrin.”

overcoming_fear

Kristali pyet: “Përse po e bën këtë?” Gavini i gatshëm për t’u përgjigjur tha: “Ai po e rrethon zjarrin me materiale të cilat nuk digjen, kështu nëse zjarri vjen afër tyre atëherë ai do të shuhet sepse s’do të ketë më ç’të djegë.  Kristali pyet sërish: “A po vjen këtej zjarri?”

Babai mohoi me kokë. “Ndoshta fermeri do që të jetë i përgatitur duke qenë se është një periudhë e thatë. Pastaj nëse zjarri përhapet në të gjithë zonën, prona e tij do të jetë e mbrojtur.” Babai ndezi makinën dhe tha: “Ju e dini, fermeri lufton zjarrin me zjarr kurse ne luftojmë frikën me frikë.”

“Me të vërtetë?” – pyeti Gavini. “S’e kuptoj këtë.” Babai iu përgjigj: “Kur e kemi frikë Zotin ashtu siç duhet, kjo largon frikërat e tjera nga zemra jonë. Dhe mund të themi se Zoti ndërton një kufi për frikën rreth nesh.

“Prape nuk e kuptoj” – tha Davini. Babai buzëqeshi duke thënë: “Ne  nuk duhet të frikësohemi nga Zoti apo jo? Frika për të cilën unë po flas ka të bëjë më shumë me respektin dhe nderimin. Ka të bëjë më shumë me të besuarit në Zotin sesa me të pasurit frikë nga Ai.”

Kristali pyeti sërish: “Ti do të thuash…. kur rreth nesh ka të arratisur nga burgu?” Babai tundi kokën në shenjë pohimi. “Ne mund të tregohemi shumë të kujdesshëm por kjo është e vetmja gjë që ne kemi në dorë të bëjmë. Përtej kësaj, ne duhet t’i besojmë Zotit dhe të dimë se Ai do të kujdeset për ne si do që të jetë.”

Po juve çfarë ju frikëson? Errësira? T’ju rrëmbejnë? Humbja e një personi të dashur? Terroristët? Provoni ta luftoni frikën me frikë. Ndërtoni një kufi për frikën rreth zemrës suaj tani ndërsa keni frikë Atin tuaj qiellor. Thënë ndryshe, ndërsa nderoni, respektoni, i bindeni dhe besoni Zotin. Besojini në çdo rrethanë dhe dijeni se Ai është në kontroll të gjithçkaje.

Besoji Zotit!

Shumë vonë
Diçka për të vënë në praktikë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>