Nga Pastor Jack Wellman

Jezusi tha se të marrim kryqin tonë dhe ta ndjekim Atë, por si duke kjo në jetën e përditshme?

Mohoje veten

Merr Kryqin

Kryqi ynë

Ndiq Jezusin

Mohoje veten 

Përpara se të marrim kryqin, duhet të mohojmë veten, sepse nuk mund të përkulemi dhe të marrim kryqin derisa fillimisht të mohojmë axhendën e jetës sonë. Nuk mund të shpallim Krishtin derisa të mohojmë veten, dhe kur rrëfen për Krishtin, më beso, njerëzit do të mbajnë shënime, dhe ata mund të mohojnë se të njohin sepse ti i përket Krishtit. Por kjo është “të mbash kryqin”. Persekutimi zakonisht vjen pas një rrëfimi publik për Krishtin. Miqtë e tu nuk mund ta kuptojnë se çfarë të ka ndodhur, por kjo është kështu sepse ata janë të verbuar nga zoti  i kësaj bote ( 2 e Korintasve 4:3-4), dhe ata nuk janë zgjuar akoma nga Fryma e Zotit (Efesianëve 2:1-5), por nëse nuk kemi vullnetin të mohojmë veten dhe të jetojmë për Krishtin do të jetë  jashtëzakonisht shumë e vështirë të marrim kryqin tonë. Mishi ynë do të na luftojë gjatë gjithë kohës (Romakëve 7:18-19). Vetëm atëherë kur të vendosim të mohojmë vullnetin tonë, mund të shpresojmë të marrim kryqin dhe të ndjekim Krishtin. Mohojë veten. Besoji Krishtit. Mohoje veten, dhe merre kryqin tënd.

Merr Kryqin

Dishepujt e Jezusit mund të jenë shokuar kur ai u tha, “Nëse ndokush do të vij pas meje, le ta mohojë veten dhe të marrë kryqin e tij e të më ndjekë” (Mateu 15:24). Ata kuptuan anën e errët të kryqit duke qenë dëshmitarë të qindra personave që ishin kryqëzuar në Jeruzalem. Thuaje të gjithë e njihnin kryqin në atë kohë sepse Romakët i vendosnin trupat e kryqëzuar afër zonave ku kalonin njerëz, p.sh. afër rrugëve, në mënyrë që të shërbente si një tmerrues për krimin apo rebelimin, kështu që dishepujt, si shumë prej nesh, me siguri luftuan me këtë urdhërim pa e ditur se çfarë ishte. Duket si një thirrje për veprim sepse jemi ne ata që duhet “ngremë” kryqin. Jezusi nuk mund ta bëjë këtë gjë për ne, as dikush tjetër. Duhet të jemi ne ata që e marrin, qe do të thotë se duhet të përulemi dhe ta marrim e në gjunjë është vendi më i mirë për të pranuar Krishtin. Dhe ndërsa jemi në këtë pozicion, duhet të marrim kryqin, të çohemi, dhe ta mbajnë gjatë gjithë jetës sonë. Dhe sikur kjo të mos ishte mjaftueshëm e vështirë, Jezusi më pas na thotë, “ai që nuk e merr kryqin e vet dhe të më ndjek nuk ka vend në mua” (Mateu 10:38). A nuk ta tërheq vëmendjen kjo? Mua ma tërheq, kështu që mënyra  e parë se si mund ta marrim kryqin është të përulemi me bindje ndaj Zotit, Jezus Krisht, dhe të marrim kryqin tonë. Vetëm pas kësaj ne mund ta ndjekim Atë.

Kryqi ynë

Kur na thuhet të marrim kryqin tonë, vër re se është kryqi ynë dhe jo i Jezusit apo i dikujt tjetër, kështu që do të duket ndryshe nga i dikujt tjetër. Për më tepër, nuk është urtësi të krahasohemi. Apostulli Pal shkroi që ne nuk “guxojmë të renditemi ose të krahasohemi me ata që e rekomandojnë veten e vet; por ata, duke matur veten e tyre dhe duke u krahasuar me veten e tyre, nuk kanë mend.” (2 e Korintasve 10:12). Kryqi ynë është unik. Mund të jetë humbja e një pune sepse t’i refuzove të korruptoheshe. Mund të jenë disa gënjeshtra që thuhen për ty sepse ti i besove Jezus Krishtit. Disa nga miqtë dhe familjarët e tu mund të bien dakord me këtë, por shumica nuk do ta bëjnë. Në botë mund të jenë miliona njerëz që mbahen në burg dhe vuajnë torturat apo kufizimet për kauzën e Krishtit. Kjo është mbajtja e kryqit. Të mbash kryqin nuk është të të prishet lavatriçja, të të shpohet goma, të të zënë vendin e parkimit, apo të kesh një ditë vërtet të keqe. Ajo që nënkuptonte Jezusi kur tha se duhet të marrim kryqin tonë ishte persekutimi për shkak të emrit të Tij. Nuk ka të bëj me gjërat që shkojnë keq, por të kesh vullnetin të vuash turpin për hir të Zotit tonë.

Ndiq Jezusin

A e ke vënë re te ungjijtë që Jezusi u thotë dishepujve të Tij të zgjedhur, “Më ndiq”? E mahnitshmja për mua është që ata kurrë nuk ndaluan të mendojnë për këtë apo ta pyesnin Jezusin, “Oh, Jezus, sa do të më kushtojë kjo ose si do të mbijetojmë pa punë?” Shkrimet thjesht thonë që ndërsa Jezusi ishte “Duke ecur gjatë bregut të detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin, të quajtur Pjetër, dhe Andrean, të vëllanë, të cilët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë; dhe u tha atyre: “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.” Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.” (Mateu 4:18-20).  A e vure re? Ata “menjëherë” i lanë rrjetat, varkat, familjet dhe punët e tyre, që ishin edhe mënyra si siguronin për jetën. Mua më duket e pabesueshme, por kur Jezusi të thërret personalisht, unë supozoj se ti e ndjek ….madje menjëherë! Por ne e ndjekim Atë duke zbatuar mësimet e tij dhe duke bërë atë që Ai i urdhëron kishës të bëj (Mateu 25:34-40). Nuk ka negocim. Urdhrat e Tij të domosdoshëm na kërkojnë të “shkojmë dhe të bëjmë dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që Ai na ka urdhëruar.” (Mateu 28:18-20).

Përfundimi

Nëse duam të jemi dishepujt e Tij, Ai na thërret ty edhe mua së bashku të mohojmë veten; të mohojmë atë që duam të bëjmë në jetë dhe ta zëvendësojmë me atë që Ai urdhëron. Pastaj, duhet të mohojmë natyrën tonë dhe të përulemi për të marrë kryqin e të jemi të gatshëm ta mbajmë atë edhe kur bëhet i rëndë prej persekutimit. Gjithashtu, duhet të kuptojmë që kryqi ynë nuk do të jetë si kryqi i vëllait apo i motrës sonë. Disa kanë një barrë më të madhe se të tjerët, dhe nuk duhet ta krahasojmë barrën tonë me të tjerët, duke menduar që e jona është më e rëndë. Dhe në fund, duhet ta ndjekim Jezusin, e ta ndjekësh atë përfshin mohimin e përditshëm të vetes, duke mbajtur kryqin e persekutimit, dhe duke  e ndjekur Atë…gjatë gjithë rrugës për në Mbretëri.

Zoti ju bekoftë shumë!

Pastor Jack Wellman

Të ftojmë që gjithashtu të lexosh këtë mesazh nga Dr. Michael Youssef mbi kryqin: http://radio-7.net/kthehu-tek-kryqi/

Të rritesh në Krishtin
Fuqia e fjalëve

Comments.

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X