Këtë javë, Radio 7 ju fton të qëndroni me ne, ndërsa kujtojmë ngjarjet e Pashkës.

Duke filluar nga dita e enjte kemi menduar t’ju përcjellim momente të vecanta për të rikujtuar sakrificën e Jezusit në kryq, vdekjen dhe ringjalljen e tij. Ne do të fillojmë duke reflektuar mbi ndëshkimin që Perëndia mori në vendin tonë, rrugën e dhimbjeve që ai duroi e për të festuar më pas së bashku sepse Ai sot është i gjallë.

Llanddwyn Isle CrossGjatë programeve tona, do të dëgjoni programe të vecanta nga Dr. Charles Stanley. Ditën e shtunë, do të dëgjoni mesazhin me titull një ‘Pamje e afërt e kryqit’, ndërsa ditën e dielë do të dëgjoni programin për ‘Sigurinë e Ringjalljes’.

Në mbyllje të serisë së programeve ‘Pse kryqi’ me Dr. Michael Youssef në orën 14:30 & 21:00. Do të dëgjoni mesazhet për ringjalljen. Nuk mund të ketë Krishtërim të vërtetë pa ringjalljen fizike të Zotit Jezus Krisht. Nëse ka ndonjë fjalë që përmbledh gjithë besimin e Krishterë, ajo është ringjallja.

 

hqdefaultProgrami i fundjavës me Jonën & Violën, të shtunën dhe të dielën në orën 10:00, do të sjellë tek ju një festë të ringjalles, përkujtimit të ditës kur Jezusi u ngrit nga varri dhe triumfoi mbi vdekjen. Pastor Ali Kurti, President i Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare, do të ndajë mesazhin e tij, ku do të dëgjoni se si ringjallja e Jezusit është prova përfundimtare se Jezus Krishti është biri i Perëndisë, se Jezus Krishti është Zot dhe se premtimet e tij janë të vërteta. Ky mesazh i ringjalljes i jep shpresë , i jep kuptim dhe të ardhme jetëve njerëzore.

 

Mirjagrupi muzikana Herri & Hektor Kollonata, shoqëruar në piano nga Rexhina Malasi, kanë kënduar në shqip disa nga këngët më të fuqishme të Pashkës, ‘Gjaku yt’, ‘Ka fuqi në emrin e Jezusit’, ‘Rruga Dolorosa’, për t’ju dhuruar momente adhurimi jetëndryshuese.

Përgjatë ditës do t’ju shoqërojnë pasazhet nga Bibla, që lidhen me ngjarjet e Pashkës, leximi i Biblës do të vijë tek ju nga Saimir Braho. Gjithashtu kemi përgatitur mesazhe lidhur me Pashkën dhe muzikë të zgjedhur enkas përgjatë gjithë ditës.

Ringjallja është thelbi i Lajmit të Mirë; prandaj, gëzohemi, sepse Zoti është ringjallur.

Festoni dhe ju ringjalljen me miqtë tuaj në Radio 7 sepse Krishti është Pashka jonë!

Krishti Pashka small

 

Si të jeni fqinj më i mirë?
Mendimet Negative

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>