Made

“God of beauty, Oh God of ages
Your love never fails, never changes
Oh for grace, You’ve made a way…

 Erik  Nieder është një muzikant dhe drejtues i grupit të adhurimit në Amerikë, i cili kryesisht luan muzike pop te krishterë. Ai ka nxjerr në tregun muzikor dy albume por kënga “Made”(Krijuar) është një ndër më të pëlqyerat e tij. Ne këtë këngë ai ka dashur të tregojë veprën e Perëndisë në ne.

Erik na tregon se si e ka realizuar këtë këngë:

“Kur e kam shkruar kisha vetëm një qëllim, doja të ndaja historinë e Zotit, njeriut, rënies së njeriut dhe shpengimit, të gjitha këto rreth fjalës ‘krijoi’. Tek Zanafilla thuhet se Perëndia krijoi qiejt dhe tokën, dhe se njeriu u krijua sipas imazhit të tij, por për shkak të mëkatit njeriu krijoi një rrëmujë, përmes veprës në kryq Perëndia bëri një rrugë përmes Jezusit.

Tek Korintasve thuhet që nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re, ja gjërat e vjetra kanë shkuar, çdo gjë është bërë e re. Ne që jemi ndjekës të Krishtit jemi krijuar për ta adhuruar atë.”

Erik shpreson se ndërsa e dëgjoni këtë këngë të kujtoni se jeni krijuar sipas imazhit të Perëndisë dhe ne jemi bërë të rinj përmes veprës së tij në kryq dhe se jemi krijuar për ta adhuruar.

 

 

 

Kështu vazhdojmë
Ti Je

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>