Made For Me

“I thank God every day
I’m blessed in a crazy way
My God said to the end
This thing we got is cool like shake…

 TobyMac ka qenë një nga rreperët e parë të krishterë. Sukseset e tij dita ditës sa vijnë edhe shtohen. Në çmimet Grammy, TobyMac rrëmbeu një tjetër çmimi. Muzika e tij është e pëlqyer nga shumë njerëz dhe Toby mbahet si simbol i muzikës së krishterë bashkëkohore.  Këngën “Made For Me” (Krijuar për mua) ai ja ka kushtuar bashkëshortes së tij që luan një rol tepër te rëndësishëm në jetën e TobyMac.

Toby na tregon më shumë për këtë këngë:

“Në të vërtetë nuk kam shkruar ndonjëherë këngë për gruan time, por ajo luan një rol të rëndësishëm në çdo këngë që shkruaj, kam mësuar shumë prej saj. Ajo më frymëzon ta dua më shumë Zotin sepse ajo vetë e do shumë Zotin. Ndonëse jemi unik kemi thuajse marrëdhënie krejt të ndryshme me Perëndinë. Marrëdhënia e saj me Zotin është tejet personale, ndërsa e imja është më shumë e tillë: “Unë besoj se kjo është e vërteta dhe qëndroj për të.” E imja është një marrëdhënie besimi, ndërsa ajo ndonjëherë del për takime me Perëndinë dhe më pëlqen shumë kjo marrëdhënie e saj, por veç kësaj jemi të ndryshëm në shumë anë.”

Toby donte të shkruante një këngë ku të tregonte se ndihet falënderues që Perëndia e ka bërë vetëm për të, dhe ai me të vërtetë e beson që Perëndia e ka krijuar vetëm për Toby-n. Ai është kaq shumë i bekuar dhe fatlum që e ka gruan tij. Toby dhe bashkëshortja e tij janë me të vërtetë të ndryshëm, ai fle vonë në mbrëmje, punon, krijon etj, ndërsa ajo zgjohet menjëherë në mëngjes, plot energji. Ajo pëlqen muzikën rege, kurse ai është  rritur me muzikë hip- hop. Ndaj në këngën Krijuar për mua,  Toby krahason cilësitë e tyre dhe tregon se sa të ndryshëm janë por dhe sa bukur funksionojnë së bashku.

Të lumtë
Mbahem tek ti

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>