Një  ndër gjërat për të cilat njerëzit ankohen më shumë është se dita nuk ka mjaftueshëm orë për të plotësuar të gjitha gjërat që duhen bërë.  Gjithmonë duket sikur duhet të bësh një kompromis dhe të lësh diçka pa bërë sepse nuk ke kohë për të realizuar gjithçka dëshiron. Në fakt për disa njerëz është e vërtetë, sepse kanë kaq shumë angazhime saqë nuk mjaftojnë orët që ka dita për të përmbyllur gjithçka. Por ama shumë njerëz të tjerë kanë më shumë kohë nga sa mendojnë. Krijimi i kohes shtesë është shumë më i thjeshtë nga sa e mendojnë. Do të flasim për disa mënyra për të gjetur më shumë kohë në ditën tuaj.

Lër mënjanë teknologjinë

Nëse dëshironi të keni  më shumë kohë, gjëja e parë që duhet të bëni është të shkëputeni nga elektronika. Shumica e njerëzve harxhojnë orë çdo ditë pa e ndier fare në  Facebook, duke shkruar në telefona ose duke ndezur televizorin. Nëse do t’ju kërkohej të listoni atë që gjë për të cilën dëshironi me të vërtetë që të keni më shumë kohë në jetën tuaj, nuk ka gjasa që të thoni se dëshironi më shumë kohë për të luajtur në telefonin tuaj. Pra, mos e humbisni kohën duke bërë gjëra që nuk kanë ndonjë  interes. Lëreni televizorin dhe vendosni telefonin tuaj në një dhomë tjetër. Pastaj, shkoni të bëni atë gjë për të cilën dëshironi të keni  më shumë kohë. Shkoni të luani me fëmijët tuaj, merrni një filxhan kafe me një mik, pikturoni, mësoni të kërceni ose të mbillni në kopsht. Zëvendësoni kohën që kaloni  thjesht duke qëndruar përpara televizorit, duke bërë diçka që dëshironi vërtetë ta bëni.

Çdo detyrë duhet të ketë rradhën e saj

Kur njerëzit ndiejnë presionin e kohës, një nga gjërat që ata kërkojnë të bëjnë  është që të realizojnë shumë gjëra njëkohësisht.  Njihet ndryshe si multitasking. Nga ana teorike kjo gjë duket sikur mund të funksionojë.Por, përsa i përket trurit njerëzor dhe produktivetit tonë si njerëz, ana teorike nuk e reflekton realitetin.  Edhe pse mund të ndihesh më produktiv kur je duke bërë shumë gjëra njëkohësisht, multitasking, është në fakt më pak eficent sesa kur punon duke i dhënë hapësirën e duhur çdo detyre.  Kur merreni me shumë gjëra, nuk mund të fokusohemi, që do të thotë se secila detyrë që jemi duke bërë do të na marrë më shumë kohë. Nëse dëshiron që të punosh më shpejt, mbaro një projekt, përpara se të nisësh me tjetrin.

Vendos prioritete

Shpesh, njerëzit dështojnë t’i realizojnë në kohë detyrat e tyre sepse ata lënë gjëra të tjera që hanë kohën e tyre . Zakonisht njerëzit, meaxhojmë kohën për të kontrolluar emaile që nuk kanë ndonje vlerë të madhe, u  përgjigjen disa komenteve në Facebook, riorganizojnë raftin e tyre të librave, por nuk arrijnë në kohë për të takuar dentistin, harrojnë t’i urojnë gëzuar ditëlindjen motrës së tyre, dhe zor se flasin me bashkëshortin apo bashkëshorten gjatë kohës kur janë në tavolinë për të ngrënë darkën se menjëherë pas kësaj,  i pret një punë e rëndësishme që duhet mbyllur. E thënë shkurt ne mund të neglizhojmë gjërat që janë të rëndësishme për ne, për hir të atyre që janë më pak të rëndësishme dhe më pak urgjente.  Nëse dëshiron të kesh më shumë kohë në ditën tënde, të duhet që të nisësh të menaxhosh në mënyrën më të mirë të mundshme atë kohë që ke për çdo ditë.  Qartëso prioritet e tua dhe sigurohu  që ato janë gjërat që do të bëhen së pari. Cdo gjë tjetër lëre të presë për më vonë.

Planifiko më përpara

Mendo pak sa shumë kohë mund të kesh harxhuar përpara frigoriferit duke menduar se çfarë do të gatuash për darkën? Ose për shembull ke shkuar të blesh diçka dhe kur je kthyer në shtëpi, ke kuptuar se ke harruar edhe diçka që të duhej patjetër.  Një mënyrë e thjeshtë për të krijuar pak kohë në ditën tonë është që të planifikojmë gjërat në advancë.

Bëj një listë çdo të shtunë dhe të diel se çfarë gjërash do të gatuash për çdo darkë të ditëve të javës. Në këtë mënyrë do dish se çfarë duhet të blesh. Nëse përgjatë rugës kur kthehesh nga puna në shtëpi ka një dyqan ku zakonisht bën blerjet e tua, atëherë shkruaj një shënim dhe bëji blerjet e tua gjatë javës për të mos pritur deri në fundjavë. Vendoseni listën tuaj të blerjeve në çantë ose ngjiteni atë pranë  timonit, kështu që ju mund të shkoni direkt nga puna në dyqan.

Fli gjumë  aq sa duhet

Shumë njerëz e shohin gjumin si asgjë më shumë se  një humbje kohe. Nëse shihni shkurtimin e gjumit si një mënyrë të lehtë për të krijuar më shumë kohë në ditën tuaj, mendoni përsëri. Kur jeni duke punuar pa fjetur siç duhet, jeni shumë më pak produktiv. Çdo gjë ju merr tri herë më shumë kohë për tu bërë, kur jemi të lodhur. Hobet apo pasionet tuaja, nga ana tjetër, do të jenë shumë më pak të  këndshme kur jeni pa gjumë. Dhe me shumë mundësi kur të jeni pranë familjarëve dhe miqve tuaj do të ndiheni të përgjumur. Merrni një kohë për të pushuar, nga shtatë deri në  nëntë orë në natë, dhe ngrihuni herët në mëngjes. Kjo do t’ju mbajë të freskët dhe do t’u lejojë të jeni më produktiv gjatë ditës.

Vlerat ushqyese të mjaltit
Si të lesh mënjanë telefonin?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X