Kosova është  vendi më i ri i Evropës, është formuar  11 vjet më parë dhe numëron 1.8 milionë banorë. Që prej vitit 2008 Kosova jeton në paqe , por rruga për krijimin e  këtij shteti  është ngritur mbi një nga konfliktet më brutale që ka njohur Evropa që nga Lufta e Dytë Botërore.  Ky konflikt vuri përballë një lider nacionalist si Sllobodan Millosheviç kundër Fuqive Perëndimore. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të asaj kohe, Bill Klinton është  shprehur se nuk mund të tolerohej ky spastrim etnik ,ose ky genocid, aq më tepër kur ndodhte brenda Europës.

Sot Kosova ka paqe, por është një vend që ka ende nevojë të rimëkëmbet financiarisht. Kosova nuk kaloi vetëm një tranzicion nga lufta në paqe, por gjithashtu nga një vend komunist në një vend kapitalist, nga një zonë rurale e shkatërruar, në një vend që po rindërtohet vazhdimisht.

Kosova ka qenë pjesë e Serbisë prej vitit 1912. Më pas në vitin 1918,  Serbia u bë pjesë e asaj që më vonë do të njihej si Jugosllavia. Serbët e konsiderojnë Kosovën si zemrën e Serbisë.  Edhe në ditët e sotme, Kosova është e ndarë në përkatësi etnike.  Gati 90 % e popullsisë së saj janë me etni shqiptare,  ndërsa serbët shënojnë gati 5 % të popullsisë.  Rreth vitit 1980 , Kosova kishte lirinë për të vendosur vetë edhe pse gjendej nën Serbinë. Por pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare, kërkonin më shumë  liri politike. Nacionalizmi i shqiptarëve të Kosovës, ishte rritur.  Pati kërkesa që Kosova të bëhej Republikë. Atëherë serbët që jetonin në Kosovë nisën të ankohen, duke thënë se ata ndiheshin të kërcënuar.  Një  person pengonte rrugën e shqiptarëve të Kosovës. Ai ishte Sllobodan Millosheviç, lideri i Partisë Komuniste  të Serbisë. Milloshevici kërkonte ta mbante Kosovën si pjesë të Serbisë.  Ai mblodhi minoritetin serb  dhe në këtë mënyrë e përcau edhe më shumë Kosovën.  Sllobodan Millosheviç,  e përdori  çështjen  midis Kosovës dhe Serbisë  për të marrë më shumë pushtet dhe për të luajtur kartën e nacionalizmit, si një mjet që do t’i siguronte më shumë popullaritet dhe fuqi brenda Serbisë.

Në vitin 1989 Millosheviçi u bë Presidenti i Serbisë,  dhe brenda pak javësh, e vendosi Kosovën nën kontrollin e drejtëpërdrejtë të qeverisë  së Serbisë. Kur Millosheviçi erdhi në pushtet, shqiptarët e Kosovës humbën të drejtat e  tyre politike, lirinë ekonomike dhe të drejtat për t’u arsimuar.  Ndërkohë që komunizmi pësoi kolaps në  Europën Qëndrore dhe atë Lindore,  po ashtu edhe Jugosllavia filloi të shpërbëhej.  Që prej vitit 1991 Republikat e saj filluan të shpallnin pavarësinë. Luftërat plasën në Slloveni,  Kroaci,  Bosnje, ndërsa serbët etnikë që jetonin në këto shtete të reja ju kundërvunë pavarësisë së tyre. Millosheviçi kërkoi që të ndërtojë një Serbi të madhe që ngrihej mbi këto rrënoja. Ndaj ai dërgoi trupat ushtarakë që të mbështesnin serbët në këtë konflikt.  Gjatë kësaj kohe të turbullt, udhëheqësit e politikës kosovare, deklaruan po ashtu pavarësinë, por kjo gjë u injorua nga Serbia dhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Në fund të vitit 1990 një grup guerril, i njohur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës , filloi të sulmojë kundër njësive të policisë serbe. Pavarësia tanimë po kërkohej përmes forcës.  Millosheviçi dërgoi më shumë forca serbe në Kosovë për të mposhtur Ushtrinë  Çlirimtare.  Forcat serbe dhe trupat e ushtrisë jugosllave ishin shumë brutalë. Në 15 Janar të vitit 1999 forcat serbe hynë në fshatin e Reçakut dhe  vranë 45 shqiptarë.  Kjo masakër shënoi një pikë kthese në histori, pasi menjëherë pas kësaj ndodhie, gazetarë nga perëndimi dhe observues erdhën për të parë se çfarë kishte ndodhur.  Ata panë trupat e pajetë dhe e quajtën këtë vepër me emrin që i takonte, një krim kundër njerëzmit.  Kur forcat serbe rimorën territorin prej UÇK-së, atëherë  mijëra kosovarë  u larguan prej shtëpive të tyre.  Të gjitha këto pamje e tronditën Perëndimin.

Në një konferencë të paqes në Francë,  fuqitë Perëndimore i dhanë Kosovës dhe Serbisë, një ultimatum.  Ose duhej pranuar një marrëveshje paqësore ose ata do të ndërhynin ushtarakisht.  Serbët e refuzuan këtë pakt.  NATO vendosi të dënojë Millosheviçin dhe ushtrinë e tij dhe  kështu filluan bombardimet ajrore mbi ushtrinë serbe që gjendej në Kosovë dhe madje edhe në Serbi.  Pas 78 ditë bomardimesh dhe vdekjes së qindra civilëve , Serbia kapitulloi.  Millosheviçi tërhoqi trupat e tij nga Kosova, ndërsa tanket e NATO-s hynë dhe zunë vend në Kosovë.  Ndërkohë që shqiptarët e Kosovës ktheheshin në vendin e tyre,mijëra serbë të  Kosovës u larguan për në Veri të saj.  Që prej kësaj kohe, do të duheshin ende 9 vjet përpara se Kosova të shpallte pavarësinë.

Sot Kosova është një vend  demokratik dhe ekonomia e saj po njeh rritje, megjithatë niveli i papunësisë ngelet i lartë, gati 33 %.  Vitet e fundit janë shënuar edhe raste përplasjesh si pasojë e tensioneve etnike . Serbët që jetojnë në Kosovë, e konsiderojnë veten si qytetarë të Serbisë. Ata nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.  Ndikimi i  jashtëm mund të përmirësojë këto marrëdhënie të tensionuara.  Si Kosova ashtu edhe Serbia janë duke u përpjekur që të futen në Bashkimin Europian,  e që kjo të ndodhë duhet që konfliktet  mes palëve të mund të zgjidhen.  Nëse Kosova dhe Serbia bëhen  pjesë të Bashkimit Europian, qeveritë dhe njerëzit e të dy vendeve duhet që të punojnë sëbashku për të varrosur të shkuarën  e  përgjakshme.

 

 

 

Kur Jezusi thotë "Të dua"
Ezaurimi

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X